Thursday, March 28, 2024

Arrestimi i Lobuesit Iranian Duhet të Çojë në Përpjekje më të Gjera për t’iu Kundërvënë Ndikimit të Fshehur të Iranit

Të martën, një iraniano-amerikan me emrin Kaveh Lotfolah Afrasiabi doli për herë të parë në një gjykatë federale të SHBA, rreth 13 vite pasi kishte nisur të paguhej nga regjimi iranian ndërkohë që u prezantohej politikë-bërësve dhe gazetarëve si një ekspert i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike. Dokumentet e gjykatës zbulojnë se ai është paguar të paktën 265,000 dollarë për shërbimin e tij ndaj diktaturës teokratike të Iranit, para se të akuzohej më në fund për shkelje të mëdha të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Afrasiabi, i cili ka një doktoraturë, nuk është aspak i vetmi aset i arsimuar në Perëndim që ka lobuar me sukses për vite të tëra në shërbim të regjimit iranian. Ndonëse është e pamundur të thuhet nëse shkrimet e tij apo thirrjet e tij drejtuar politikë-bërësve kanë ndikuar direkt në politikën amerikane, nuk mund të mohohet se atij i është kushtuar shpesh vëmendje dhe i është dhënë legjitimitet ndërkohë që ai i shërbente inteligjencës iraniane. Në 2009-ën, ai madje ndihmoi një anëtar të Kongresit amerikan që të përpilonte një letër drejtuar Presidentit të atëhershëm Barack Obama, ku shprehte mbështetje për një marrëveshje shkëmbimi lëndësh djegëse të cilën e kishte propozuar vetë Teherani.

Sikur vetëm ky fakt të merret parasysh, ai duhet të njihet si një shenjë që tregon se sa thellë kanë arritur të depërtojnë asetet iraniane në rrethet politike dhe mediatike perëndimore. Dhe kjo duhet të ngrejë alarmin tek politikanët dhe mediat amerikane e europiane, duke i nxitur ata që të ekzaminojnë më thellësisht këdo që promovon politika apo narrativa të cilat duket se përkojnë gjerësisht me ato që i shërbejnë regjimit iranian.

Ky ekzaminim nuk mund të jetë thjesht sipërfaqësor. Nëse një aset iranian i dyshuar ka bërë deklarata të ndryshme të cilat kritikojnë shkeljet e të drejtave njerëzore apo veprimtari të tjera malinje të Iranit, kjo nuk është provë se ky person nuk është i përkushtuar ndaj misionit të promovimit të politikave perëndimore që janë më të favorshme për Teheranin. Kjo mbrojtje është tentuar të përdoret nga Trita Parsi, themeluesi i Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC), në një padi shpifjeje kundër atyre që e kanë akuzuar këtë organizatë për besnikëri ndaj regjimit iranian, por është refuzuar nga gjykatësi i distriktit, John Bates.

Trita Parsi speaks with Iran’s senior officials. Parsi has close ties to themTrita Parsi flet me zyrtarët e lartë të Iranit. Parsi ka lidhje të ngushta me ta