Thursday, August 18, 2022

BE Duhet ta Njohë Popullin Iranian, dhe Jo Regjimin Iranian, si Aleat

Iran’s state media admit MEK is the main threat, monarchy is inconsequential

Maryam Rajavi, Tubimi Irani i Lirë — Paris 2018

Në qershor 2018, agjentë të regjimit iranian tentuan të kryenin një sulm terrorist pranë Parisit. Në nëntor 2020, organizatori i këtij komploti më në fund nisi gjykimin së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij të njohur, pas një hetimi që kishte zgjatur dy vjet e gjysëm. Nga fillimi i këtij muaji, një gjykatë belge shpalli fajtorë të katër të pandehurit dhe e dënoi të pandehurin kryesor, Assadollah Assadi, me 20 vite burg.

Nuk ka dyshim që disa politikë-bërës perëndimorë kanë dëshirë ta konsiderojnë si të mbyllur këtë çështje dhe të vazhdojnë marrëdhëniet si zakonisht me regjimin iranian. Por kjo çështje nuk është aspak e mbyllur. Ndjekja penale e Assadi-t zbuloi për të gjithë botën se ka një rrymë të fshehtë të terrorizmit iranian e cila do të vazhdojë ta kërcënojë Europën dhe Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdon të ekzistojë. Për më tepër, kjo gjë zbuloi detaje të mëtejshme për përkushtimin ideologjik të regjimit iranian ndaj këtij terrorizmi, i cili do të ruajë të paktën disa akspekte të këtij kërcënimi për sa kohë që të mbetet në fuqi sistemi aktual.

Tani pas dënimit të Assadi-t, është thelbësore që Bashkimi Europian dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë përqasjen e tij ndaj regjimit iranian dhe të marrë në konsideratë masa të reja që mund të implementohen për ta zbutur rrezikun terrorist në planin afat-shkurtër, dhe për ta çrrënjosur plotësisht atë në planin afat-gjatë.