Tuesday, November 30, 2021

Dënimi i Assadi-t dhe Thirrjet e Iranit për Hakmarrje Konfirmojnë Terrorizmin Shtetëror të Regjimit

Më 4 shkurt, një gjykatë belge dënoi diplomatin terrorist të burgosur të Iranit, Assadollah Assadi, me 20 vite burg për terrorizëm. Pasi morën këtë goditje madhore politike, zyrtarët dhe mediat shtetërore të regjimit bëjnë thirrje dëshpërimisht për “hakmarrje,” duke konfirmuar kështu edhe një herë terrorizmin shtetëror të Iranit.

“Europianët po e politizojnë çështjen e diplomatit. Nëse një diplomat ka imunitet, dhe fatkeqësisht, dikush që ka imunitet thuhet se e ka atë në Austri por jo në Belgjikë, ai gjykohet në mungesë,” shkruan agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me sistemin gjyqësor të regjimit.

Assadi e ka përdorur pasaportën e tij diplomatike për të transferuar në Austri 500 gram eksploziv me anë të një avioni pasagjerësh, pasi në Austri ai kishte pozicionin e sekretarit të tretë të ambasadës iraniane. Ai ua dorëzoi eksplozivët një çifti iraniano-belg në Luksemburg dhe u dha për detyrë të hidhnin në erë tubimin “Irani i Lirë” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris më 30 qershor 2018.

Gjatë zhvillimit të gjyqit të Assadi-t në nëntor dhe dhjetor 2020, prokurorët nënvizuan faktin se, duke qenë se Assadi ështe arrestuar në Gjermani, dhe jo në Austri ku ndodhet misioni diplomatik i Assadi-t, ai nuk mund ta kundërshtojë arrestimin. Sipas ligjit ndërkombëtare, ai nuk ka imunitet diplomatik.