Thursday, February 25, 2021

Gjyqi i Diplomatit Terrorist të Iranit, Assadollah Assadi: Një Sprovë Historike për BE-në

Dje, Belgjika zhvilloi gjyqin e “diplomatit terrorist” të Iranit, i kapur në flagrancë në korrik 2018 me tre nga bashkëpunëtorët e tij ndërkohë që përpiqeshin të shpërthenin një bombë në tubimin e opozitës në Paris.

Gjyqi i këtij diplomati terrorist, Assadollah Assadi, është mundësia më e mirë për t’i kërkuar llogari teokracisë terroriste që sundon Iranin për katër dekadat e mbushura me terrorizëm e krim.

Georges-Henri Beauthier, një nga avokatët e Rezistencës Iraniane, ka theksuar rëndësinë e këtij gjyqi. “Ky është një gjyq historik dhe i paprecedent. Kjo është hera e parë që regjimi i mullahëve hidhet simbolikisht në gjyq. Dhe po gjykohen të ashtu-quajturit diplomatë të tij.”

Dhe në të vërtetë, t’i kërkosh llogari Assadi-t dhe terroristëve të tjerë me provat e pamohueshme është ta hedhësh në gjyq të tërë regjimin që ka dhënë urdhër për sulmin.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e cila ishte shënjestra kryesore e komplotit të dështuar me bombë, e ka theksuar përfshirjen e gjithë regjimit në sulmin e 2018-ës. “Siç e kam theksuar gjatë dëshmisë sime shtatë-orëshe, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, të cilin e kryeson Hassan Rouhani, e mori vendimin për të shpërthyer bombën në tubimin e përvitshëm të Rezitsencës Iraniane në Villepinte, dhe Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e miratoi atë. Khamenei, Rouhani, Javad Zarif, dhe ministri i Inteligjencës i mullahëve Mahmoud Alavi duhet të përballen me drejtësinë për dekada të tëra krimesh e terrorizmi,” tha Znj. Rajavi.

Kërkimi i llogarisë ndaj këtij regjimi terrorist për të gjitha krimet e tij është kërkesa e popullit iranian, i cili sakrifikoi 1500 shpirtra të pafajshëm gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe ka kaq kohë që vuan nën regjimin e mullahëve.

Ky gjyq është gjithashtu një sprovë historike për Europën dhe për mbrojtjen e saj ndaj të drejtave të njeriut e luftimin kundër terrorizmit. Deri tani, prokurori ka kërkuar me vendosmëri 20 vite burg për Assadi-n, duke nënvizuar kështu dënimin për regjimin në tërësi i cili e ka urdhëruar diplomatin e tij të mos marrë pjesë në gjykim.

Por a do të mbajë Europa një pozicion të vendosur kundër një regjimi i cili ka shpërndarë terrorizëm nëpër Europë për dekada të tëra? Siç ka shkruar faqja Politico, “Kjo çështje do të ketë me shumë mundësi pasoja të rënda për marrëdhëniet BE-Iran, duke e rifreskuar vëmendjen ndaj rekordit të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti, të Teheranit.”