Thursday, February 25, 2021

Informacionet Konfirmojnë se Diplomati Terrorist i Iranit, Assadollah Assadi, Drejtonte një Rrjet të Madh Spiunazhi dhe Terrorizmi në BE

Iranian diplomat-terrorist Assadollah Assadi

Diplomati terrorist iranian, Assadollah Assadi

Informacionet e reja që janë zbardhur lidhur me çështjen e Assadollah Assadi, diplomatit terrorist të burgosur të Iranit, tregojnë se rrjeti i spiunazhit dhe terrorizmit të mullahëve në Europë është shumë më i madh sesa duket. Për këtë arsye, zyrtarët europianë duhet të veprojnë menjëherë.

Assadi u arrestua në korrik 2018 pasi i kishte dorëzuar një bombë një çifti terrorist, Nasimeh Na’ami dhe Amir Saadouni, në Luksemburg dhe i kishte ngarkuar me detyrën për ta vendosur bombën në tubimin “Free Iran” të opozitës iraniane në Villepinte, në veri të Parisit, Francë.

Policia e Gjermanisë e arrestoi Assadi-n më 1 korrik para se ai të mund të hynte në Austri, ku shërbente si sekretar i tretë i ambasadës së Iranit. Autoritetet gjermane gjetën në makinën e Assadi-t një bllok me informacione të rëndësishme mbi komplotin me bombë të 2018-ës, veprimet dhe udhëtimet e Assadi-t, dhe shumat e parave që ai u kishte dhënë iranianëve të ndryshëm.

Sipas Deutsche Welle Farsi, Gjykata Kriminale Federale e Gjermanisë (BKA) po heton veprimtaritë e Assadi-t në një mision nga Prokurori i Përgjithshëm gjerman.

Pyetja është: A ka komanduar Assadi një rrjet të madh njerëzish të ngarkuar me misione të ndryshme, përfshirë mbledhjen e informatave dhe spiunazhin, në disa vende Europiane? Për shembull, një nga shënimet i referohet Qendrës Islamike të Hamburgut si një vend turistik. BKA e njeh këtë qendër si një nga qendrat e regjimit që merret me spiunazh dhe me eksportin e fondamentalizmit.

Informacionet në bllokun e tij tregojnë se Assadi ka bërë 144 vizita në Gjermani. Tani autoritetet gjermane pyesin veten pse ka udhëtuar kaq shpesh për në Gjermani Asadollah Assadi. A mund ta ketë bërë këtë për t’u takuar me anëtarë të rrjetit të tij?

Një tjetër çështje që ia ka tërhequr vëmendjen policisë është se Assadi kishte me vete disa fatura, që tregojnë për pagesa kesh që ai ua ka bërë disa njerëzve. Nuk janë përcaktuar ende identitetet e marrësve të këtyre pagesave, pasi ata kanë përdorur emra të rëndomtë iranianë.