Thursday, February 25, 2021

Iran: Gjyq për të Zbuluar Domosdoshmërinë Morale, Mundësi Politike për t’u Konfrontuar me Terrorin Iranian

 

Të premten do të fillojë gjyqi për katër agjentë të regjimit iranian në Belgjikë. Por në njëfarë kuptimi do të jetë i gjithë regjimi iranian që do të gjykohet. Kjo sepse njëri nga katër të pandehurit është një diplomat-terrorist i rangut të lartë, roli i të cilit si organizator i një komploti terrorist në 2018-ën ndihmoi në ekspozimin e zakonit që regjimi ka për të përdorur rrjetet e tij diplomatike për qëllime malinje.

Ky diplomat-terrorist, i quajtur Assadollah Assadi, shërbente si konsullor i tretë në ambasadën iraniane në Vienë përpara se të arrestohej në korrik 2018, pas një tubimi opozitar të cilin operativët e tij kishin tentuar ta hidhnin në erë. Krahas faktit që e kishte koordinuar operacionin, Assadi e kishte transportuar personalisht pajisjen eksplozive në Europë para se t’ia dorëzonte në Luksemburg një çifti iraniano-belg, me udhëzimin për ta dërguar atë në destinacionin final jashtë Parisit.

 

Hetimet që kanë gjurmuar zinxhirin e kujdestarisë për atë pajisje kanë dalë gjithashtu në përfundimin se i gjithë operacioni ishte ndërmarrë me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të zyrtarëve të lartë të regjimit, duke përfshirë Presidentin Hassan Rouhani dhe Liderin Suprem Ali Khamenei. Ky fakt duhet të marrë vëmendjen e duhur në gjyqin e të premtes në Anversë, si dhe në mbulimet mediatike që do ta shoqërojnë këtë gjyq.