Thursday, March 28, 2024

Iran: Rouhani, Raisi dhe Liderë të Tjerë të Regjimit Kërcënojnë me Vrasje Presidentin dhe Zyrtarët Amerikanë

Në përvjetorin e vdekjes së Qassem Soleimani, komandantit famëkeq të Forcave terroriste Quds, liderët e regjimit klerikal njëri pas tjetrit, duke shfrytëzuar transferimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara, kërcënuan me vrasje Presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në vrasjen e Soleimani. Objektivi i këtij kori terrorist është frikësimi i zyrtarëve të qeverisë së ardhshme amerikane në përpjekje për të përfituar lehtësime.

Hassan Rouhani tha për Televizionin Shtetëror më 31 dhjetor: “Trump do të përmbyset në javët që vijnë, jo vetëm nga qeverisja, por edhe nga jeta… Populli i rajonit dhe Iranit do të marrë hak për gjakun e (Qassem Soleimani).”

Dje, në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror, edhe Ebrahim Raisi, kryegjyqtari i regjimit, kërcënoi gjithashtu Presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të SHBA me vrasje dhe “hakmarrje të rëndë”, duke thënë se ata nuk duhet të mendojnë se “nëse dikush është në pozicionin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”, atëherë ai është i paprekshëm. “Askush nuk do të jetë i sigurtë në asnjë vend të planetit.”

Sipas të përditshmes Hamshahri të enjten, duke iu drejtuar parlamentit të regjimit, pasuesi i Soleimani-t, Esmail Ghaani, tha: “Autorët amerikanë të krimit duhet të mësojnë se si të jetojnë të fshehur si Salman Rushdie sepse Republika Islamike do ta marrë hakun e Soleimani-t.” Më pas, ai iu drejtua Presidentit amerikan dhe Sekretarëve të Mbrojtjes e Shtetit, duke i paralajmëruar ata se duhet të “mësojnë stilin sekret të jetesës së Salman Rushdie.” Ai shtoi: “Të jeni të sigurtë se edhe brenda shtëpive (territorit) tuaja, mund të ketë njerëz që do t’ju bëjnë të paguani për këtë krim.”

Edhe Hossein Salami, Kryekomandanti i IRGC-së, është cituar dje nga agjencia e lajmeve ILNA, duke thënë: “Do të hakmerremi kundër autorëve dhe atyre që shkaktuan vdekjen e Soleimani-t,” duke shtuar: “Ata nuk do të jetojnë rehat.” Rahim Aqdam, komandanti i një baze të IRGC në Siri me emrin Zeinab, tha: “Z. Trump duhet ta marrë këtë goditje nga atje ku nuk ia pret mendja, dhe do të jetë një goditje tepër, tepër madhore.”

Deklaratat e mësipërme dhe kori i koordinuar konfirmojnë nevojën për veprim deciziv përballë kërcënimeve terroriste të regjimit dhe kërkojnë masa ndërkombëtare nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rouhani, Raisi, dhe liderë të tjerë të regjimit, si dhe Drejtësia, mediat dhe aparati i propagandës i regjimit, duhet të përfshihen të gjithë në listën terroriste për rolin e tyre në vrasje e represion.