Thursday, July 29, 2021

Iran: SHBA Vendos Sanksione të Reja, Merr në Shënjestër Fondacionin e Lidhur me Khamenei-n

U.S. Slaps New Sanctions on Iran Regime’s Front Company in IraqNdërtesa e Thesarit të SHBA

Departamenti amerikan i Thesarit të mërkurën vuri sanksione të reja me në shënjestër regjimin iranian, duke futur në listën e zezë fondacionin Bonyad Mostazafan, i cili kontrollohet nga Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit të SHBA kanë marrë në shënjestër edhe ministrin e inteligjencës të regjimit iranian, Mahmoud Alavi. Sanksionet janë vënë si “një rrjet kryesor patronazhi për Khamenei-n”. Këto sanksione kanë në shënjestër gjithashtu dhjetë individë dhe 50 entitete të lidhura me fondacionin në sektorë që përfshijnë energjinë, minierat, dhe shërbimet financiare.

“Lideri Suprem i Iranit e përdor fondacionin Bonyad Mostazafan për t’i shpërblyer aleatët e tij nën pretekstin e bamirësisë,” tha në deklaratë Sekretari i Thesarit të SHBA, Steven Mnuchin.

Departamenti i Shtetit i SHBA të mërkurën futi në listën e zezë edhe dy zyrtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) iraniane, duke i akuzuar ata për përfshirje në vrasjen e gati 150 njerëzve në qytetin Mahshahr gjatë masave shtypëse të vitit të shkuar.