Wednesday, June 23, 2021

Iran: Shtohen Shqetësimet Lidhur me Ndikimin e Regjimit Iranian dhe Lobuesve të Tij

Meet some Iranian lobbies in West: (from left) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif with Kaveh Afrasiabi

Njihuni me disa lobues iranianë në Perëndim: (nga e majta) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif me Kaveh Afrasiabi

 

Regjimi iranian ka një histori të gjatë përpjekjesh për të ndikuar në politikën perëndimore përmes lobimit klandestin dhe fushatave të koordinuara keqinformuese. Veprimtari të tilla kanë ndihmuar për t’i turbulluar ujërat për sa i përket punës bërthamore të Iranit në të shkuarën, për të demonizuar apo denigruar grupet kryesore të opozitës iraniane, dhe thjesht për të promovuar pika bisede që janë të favorshme për regjimin klerikal, të tilla si ideja që sanksionet ekonomike janë më të dëmshme për popullsinë e përgjithshme sesa për institucionet qeveritare.

Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC) është një grup shumë i njohur në SHBA, i cili përsërit narrativat e regjimit iranian dhe, që kur ka hyrë në fuqi administrata e re, këmbëngul në kërkesën e regjimit se, sipas paktit me Iranin, Uashingtoni duhet t’i heqë të gjitha sanksionet që ishin ri-vendosur apo zgjeruar nën administratën e mëparshme, pavarësisht faktit se regjimi iranian i ka tejkaluar nivelet e akumulimit bërthamor dhe sofistikimit teknik që kishte vënë përpara se JCPOA të hynte në fuqi.

Nga fillimi i këtij muaji, Përfaqësuesja nga New Mexico, Yvette Herrell, iu bashkua tetë anëtarëve të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për t’i shkruar Departamentit të Drejtësisë që të nxisë nisjen e një hetimi me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo amerikani që paguhet për të prmovuar në fshehtësi pikat e bisedës të regjimit iranian. Nevoja për një hetim të tillë ishte nënvizuar më përpara nga arrestimi i Kaveh Lotfolah Afrasiabi, një ekspert i shkencave politike në Massachusetts i cili akuzohet për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Aseteve të Huaja duke shkruar artikuj dhe opinione mbi çështjet e regjimit iranian ndërkohë që kishte marrë afërsisht 265,000 dollarë nga vetë regjimi.