Friday, March 29, 2024

Khamenei Jep Urdhër për Rishikim të Konventave të FATF, duke Shtuar Grindjet e Brendshme në Regjimin Iranian

 

Sadeq Amoli-Larijani, kryetari i Këshillit të Ekspediencës të regjimit iranian, ka shpallur se ky këshill ka nisur një rishikim të ri të konventave të Palermos dhe CFT-së të Taskforcës për Veprim Financiar (FATF), një organizatë ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Ky rishikim ka rezultuar në një raund të ri grindjesh të brendshme në regjimin klerikal.

FATF është një organ ndër-qeveritar që vendos standarde ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim të parandalojnë veprimtaritë financiare të jashtëligjshme dhe dëmet që shoqëria pëson prej tyre. Sipas faqes së kësaj organizate në internet, “Si një organ politikë-bërës, FATF punon për të gjeneruar vullnetin e nevojshëm politik për të sjellë reforma kombëtare legjislative dhe rregullatore në këto fusha.”