Sunday, June 20, 2021

Panel Online: Opozita Iraniane NCRI Peshon Rolin e Ministrisë së Jashtme të Regjimit në Komplotin me Bombë të 2018-ës

Sot, disa figura të shquara nga Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në një konferencë online të zhvilluar nga zyra përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në SHBAe (NCRI-SHBA). Ky event dhe panelistët pjesëmarrës do të flasin rreth impaktit të verdiktit të sotëm të dhënë nga një gjykatë belge lidhur me çështjen e diplomatit terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, për rolin e tij në një komplot me bombë në 2018-ën.

Mëngjesin e së enjtes, 4 shkurt, gjykata belge refuzoi pretendimin e Assadollah Assadi për imunitet diplomatik dhe e dënoi atë me 20 vite burg. Tre agjentët e tjerë të regjimit iranian, Nasimeh Naami, Mehrdad Arefani, dhe Amir Saadouni, janë dënuar me 18, 17, dhe 15 vite burg përkatësisht. Atyre u është hequr gjithashtu shtetësia belge. Assadi së bashku me bashkë-konspiratorët e tij tentoi në 2018-ën të shpërthente një bombë në tubimin e përvitshëm “Irani i Lirë” të NCRI-së në Paris.

Gjatë një konference globale të zhvilluar njëkohësisht me shpalljen e vendimit të gjykatës për Assadi-n, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, deklaroi se dënimi i këtij diplomati të regjimit klerikal dhe agjentëve të tij të inteligjencës është një dënim për regjimin në tërësinë e tij, një triumf historik për popullin dhe Rezistencën iraniane, një disfatë e rëndë politike dhe diplomatike për regjimin iranian, dhe një goditje e pandreqshme për strategjinë e eksportimit dhe përhapjes së terrorizmit.

Ky event moderohet nga Alireza Jafarzadeh, zëvendës drejtori i NCRI-SHBA. Paneli përfshin Gov. Tom Ridge, ish Sekretar i SHBA për Sigurinë e Atdheut, Senator Robert Torricelli, Amb. Robert Joseph, ish Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Amb. Marc Ginsberg, ish Këshilltar për Lindjen e Mesme në Shtëpinë e Bardhë, Amb. Lincoln Bloomfield, Anëtar i Spikatur dhe Kryetar Emeritus në Qendrën Stimson, dhe anëtarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, Farzin Hashemi.

Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, Farzin Hashemi

Farzin Hashemi speaks to the online panel - February 4, 2021Farzin Hashemi flet në panelin online – 4 shkurt 2021

Sot është një ditë historike dhe ky është një gjykim historik nga ana e gjykatës së Anversës. Gjatë dy viteve e gjysëm që lamë pas, regjimi ka bërë të pamundurën për t’ia ndryshuar rrugën procesit gjyqësor. Në fillim ata ngritën pretendimin e imunitetit diplomatik për Assadi-n, gjë që u refuzua. Gjithashtu, ata u bënë presion diplomatik vendeve europiane. Kur as kjo nuk funksionoi, Assadi i kërcënoi direkt hetuesit.

Masa e tyre e rradhës ishte marrja peng e shtetasve të dyfishtë në Iran. Përpara gjyqit, regjimi shpalli se do të ekzekutonte njërin nga pengjet. Drejtësia belge ka pohuar gjithashtu se regjimi kishte propozuar shkëmbim të burgosurish, gjë që Belgjika e kishte refuzuar.

Ajo që tha sot gjykata ishte konfirmim për faktin që po përballemi me terrorizëm shtetëror. Për shumë vite, ka patur një ide të gabuar se veprimtaritë terroriste që i janë atribuar regjimit janë vepra të disa elementëve të pabindur. Por kjo dosje e tregon qartë se ka qenë i përfshirë i tërë regjimi. Vendimi është marrë në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe është miratuar nga Khamenei. Komploti ka qenë i koordinuar ngusht me Ministrinë e Jashtme.

Assadi është identifikuar nga gjykata si agjent i lartë i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit, por është theksuar gjithashtu se ai nuk ka vepruar në kokë të vet dhe e ka kryer komplotin me urdhër të Teheranit.

Gjykata theksoi gjithashtu se, po të mos ishte parandaluar ky sulm, mund të kishte shkaktuar viktima në masë dhe ishte vërtet një akt terrorizmi. Provat janë të pamohueshme.

Shërbimet belge të sigurisë kanë nxjerrë gjithashtu përfundimin se ky sulm terrorist ishte planifikuar në Iran dhe se Assadi ka vepruar me urdhër të shtetit të Iranit. Gjykata i ka refuzuar të gjitha argumentet e bëra nga avokatët e Assadi-t dhe të pandehurve të tjerë.

Assadi e ka përdorur privilegjin e tij diplomatik për qëllime terrorizmi. Këtë fakt duhet ta varin vath në vesh të gjithë ata që duan të negociojnë me regjimin. Ata të gjithë janë bashkëpunëtorë në krimet e regjimit. Zarif e ka lehtësuar këtë sulm me anë të kanaleve të tij diplomatike.

Rrjeti terrorist i drejtuar nga Assadi duhet të ketë qenë jashtëzakonisht i gjerë, tha gjykatësi, bazuar në pagesat që Assadi kishte bërë. Ky aparat terrorist vazhdon të ekzistojë dhe të jetë aktiv. Një detyrë e madhe praktike për të gjitha qeveritë në vendet europiane—gjithashtu edhe në Shtetet e Bashkuara—është ta identifikojnë dhe ta shpërbëjnë këtë rrjet terrorist.

Ajo që është jashtëzakonisht thelbësore në këtë aspekt është politika e duhur. Është e rëndësishme që në SHBA dhe Europë kjo çështje të merret shumë seriozisht dhe të ndërmerret politika e duhur. Kur i bëhen lëshime, regjimi i mullahëve trimërohet për sa i përket sulmeve të tij në Europë, sjelljes së tij luftarake në Europë, dhe ambicieve të tij bërthamore.

Sistemi gjyqësor në Belgjikë e ka kryer detyrën e tij me dënimin e terroristit dhe me qartësimin e faktit që regjimit iranian qëndron prapa këtij akti terrorist. Tani është koha që qeveritë europiane dhe SHBA të marrin masat e duhura për ta vënë nën kontroll sjelljen terroriste të regjimit dhe dhunimin që ai u bën të drejtave njerëzore.

Kjo ishte një pikë kthese, dhe është koha që bota ta kuptojë se ky është një regjim që është sponsor shtetëror i terrorizmit. Bota duhet ta njohë gjithashtu dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi me duart e veta dhe me ndihmën e lëvizjes së rezistencës. Është koha për një politikë të re ndaj Iranit.