Monday, October 26, 2020

Për t’i Dhënë Fund Terrorizmit dhe Tiranisë së Regjimit Iranian, Kërkojini Llogari Atij dhe Rivendosini të Gjitha Sanksionet

 

Në mesin e diskutimeve lidhur me rivënien e sanksioneve mbi regjimin iranian, është e nevojshme të kuptohet pse është kaq e rëndësishme që Organizata e Kombeve të Bashkuara t’i rivendosë të gjitha sanksionet mbi regjimin e mullahëve.

Të martën, palët e paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin zhvilluan komisionin e tyre të përbashkët në Vienë në mesin e debateve për çështjen e rivënies së sanksioneve mbi regjimin iranian. Iranianët në Austri zhvilluan një protesë jashtë ndërtesës dhe bënë thirrje për rivënien e të gjitha sanksioneve mbi regjimin. Gjithashtu, në një deklaratë, mbi 100 parlamentarë nga vendet europiane e arabe i bënë thirrje OKB-së që t’i rikthejë të gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit mbi regjimin. Por pse është e rëndësishme kjo?.

Që kur regjimi iranian erdhi në pushtet në 1979-ën, për shkak të ideologjisë së tyre reaksionare e prapanike, mullahët u refuzuan shpejt nga shoqëria iraniane. Për t’ia zgjatur jetën vetes, regjimi i ka përdorur shtypjen e popullit dhe eksportin e terrorizmit jashtë vendit si shtylla të ekzistencës së tij. Politikat luftënxitëse të regjimit, të tilla si zgjatja e luftës Iran-Irak për tetë vite, financimi i vazhdueshëm i grupeve terroriste në rajon, dhe prodhimi i armëve të shkatërrimit masiv, janë pjesë e strategjisë së tij për eksportimin e krizave të brendshme jashtë vendit.

Regjimi iranian themeloi Gardën Revolucionare (IRGC) dhe degën e saj Forcat Quds, për të ndjekur politikat e tij luftënxitëse dhe për të realizuar ëndrrën e tij për një “Kalifat Islamik.” Regjimi ka krijuar organizata e rrjete specifike në rajon për të blerë, shitur e kontrabanduar armë e pajisje ushtarake, si dhe për të eksportuar armë drejt vendeve të tjera të rajonit në një shkallë të gjerë në kontekstin e shkeljeve të Teheranit.

Eksporti i terrorizmit dhe shtypja e popullit janë dy faktorë për të cilët të dyja grupimet e regjimit bien dakord, pavarësisht grindjeve mes tyre. Vrasja masive e protestuesve në nëntor 2019, dhe prodhimi i raketave, gjatë mandatit të presidentit të ashtu-quajtur “të moderuar” të regjimit, Hassan Rouhani, janë dy tregues të këtij fakti.

Hassan Rouhani, lidhur me këtë, ka thënë: “Në epokën e sanksioneve, dëgjojmë se një raketë ka lëvizur nga territori ynë dhe ka goditur një shënjestër terroriste. Është e vërtetë që ata të cilët kanë lëshuar raketën janë ata që kanë punuar fort e kanë bërë sakrifica. Por kush e ka bërë raketën? Prodhuesi i asaj rakete është qeveria (iraniane) dhe Ministria e Mbrojtjes. … Armët strategjike të prodhuara vetëm gjatë qeverisë së 11-të (administrata Rouhani) janë të barasvlefshme me 80 përqind të të gjithë arsenalit të prodhuar nga administratat e mëparshme.”

Regjimi i ndjek politikat e tij luftënxitëse në mënyra të ndryshme. Këto përfshijnë:

  1. Prokurimin dhe prodhimin e armëve e pajisjeve ushtarake me objektivin për të eksportuar terrorizmin dhe luftënxitjen
  2. Ndërhyrjet rajonale duke dërguar armë e raketa për të zgjeruar sulmet terroriste
  3. Terrorizmin jashtë vendit kundër disidentëve iranianë apo shënjestrave të tjera specifike