Friday, March 29, 2024

Propaganda Iraniane Operon Lirshëm në Perëndim, si me Burime të Hapura, Ashtu edhe me Burime të Fshehta

Meet some Iranian lobbies in West: (from left) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif with Kaveh Afrasiabi

Njihuni me disa nga lobuesit iranianë në Perëndim: (nga e majta) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javadzarif dhe Kaveh Afrasiabi

Të martën, një i ashtu-quajtur ekspert i shkencave politike me emrin Kaveh Lotfolah Afrasiabi u shfaq për herë të parë përpara një gjykate federale amerikane pasi ishte zbuluar si një agjent i vjetër i regjimit iranian. Që në vitin 2007, Afrasiabi kishte marrë fshehurazi pagesa nga Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Dokumentet e akuzave ndaj tij tregojnë se ai ka marrë gjithsej të paktën 265,000 dollarë në këmbim të veprimtarive që ua përcillnin narrativat e regjimit iranian mediave, anëtarëve të Kongresit, dhe publikut të përgjithshëm.

Historia e tij nuk është unike, dhe shumë kritikues seriozë të regjimit e kanë kapur tashmë këtë çështje si një studim rasti në fenomenin e përgjithshëm të ndikimit të fshehur iranian. Në këtë mënyrë, ata kanë vënë në dukje se ndërkohë që Afrasiabi, një rezident prej 35 vitesh në Shtetet e Bashkuara, mund të mos ketë qenë një objekt i dukshëm shqyrtimi nga zbatimi i ligjit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për anëtarë të tjerë të rrjetit të ndikimit iranian. Për shumë prej atyre që janë marrë në shënjestër nga ky rrjet, duke përfshirë mërgimtarë iranianë që bëjnë thirrje për përmbysjen nga populli të diktaturës teokratike iraniane, arrestimi i Afrasiabi përfaqëson një mundësi  për t’i ekspozuar këta individë të tjerë dhe për ta çrrënjosur propagandën shkatërrimtare që ata kanë mbjellë brenda diskursit politik perëndimor.

Rrënjët e përmbajtjes së akuzimeve kundër MEK dhe rezistencës iraniane  mund të gjenden tek Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë. Dhe shumë shpesh, kjo propagandë është përcjellë përmes një grupi të njohur lobuesish e të ashtu-quajturish akademikë pro-Iran, puna e të cilëve është plotësisht e njëjtë me atë të Afrasiabi-t.