Tuesday, November 30, 2021

Raporti i Reuters Nënvizon Nevojën për Masa të Rrepta për të Ndaluar Kërcënimet e Regjimit Iranian

 

Reuters’ Report Underlines Necessity of a Firm Action to Stop Iran Regime’s Threats

Raporti i Reuters Nënvizon Nevojën për Masa të Rrepta për të Ndaluar Kërcënimet e Regjimit Iranian

Në një raport special të mërkurën, Reuters ekspozoi projektin e fshehtë të regjimit iranian për të prodhuar pluhur alumini për programin e tij të raketave.

“Në skaj të shkretëtirës në provincën Khorasan Verior të Iranit veri-lindor, pranë depozitave më të mëdha të boksitit në vend, ndodhet një kompleks i prodhimit të aluminit të cilin qeveria e ka deklaruar publikisht si pjesë kyçe të përpjekjeve të saj për ta rritur prodhimin e këtij metali,” lexon raporti.

Ndërkohë që populli iranian lufton me varfërinë dhe pandeminë e COVID-19, regjimi, në vend që ta ndihmojë atë, po shpërdoron biliona dollarë për programet e tij bërthamore e raketore.

Raporti zbulon se regjimi iranian “ka nisur ta prodhojë këtë pluhur për përdorim ushtarak mbi pesë vite më parë, sipas ish-zyrtarit, i cili nga viti 2013 deri në 2018-ën ka qenë drejtor i marrëdhënieve me publikun si dhe i dërguar për çështjet parlamentare në zyrën e zëvendës presidentit për çështjet ekzekutive, që në atë kohë mbikëqyrte disa politika ekonomike. Ish-zyrtari, Amir Moghadam, tha se e ka vizituar këtë objekt pak të njohur dy herë dhe se prodhimi vazhdonte ende në kohën kur ai u largua nga Irani në 2018-ën.”

“Prodhimi i pluhurit të aluminit nga Irani për përdorim në raketa, që nuk ishte raportuar më përpara, është zhvilluar mes sanksioneve ndërkombëtare të dizenjuara për të bllokuar përpjekjet e vendit për të siguruar teknologji armësh të avancuara. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i shohin kapacitetet raketore të Iranit si kërcënim për rajonin dhe botën,” shton raporti.

“Sipas dokumenteve të lidhura me programin e pluhurit të aluminit që janë shqyrtuar nga Reuters, kompleksi në Jajarm drejtohet nga Iran Alumina Company. IAC është degë e kompanisë shtetërore të minierave dhe metaleve, Iranian Mines and Mining Industries Development and Renovation Organisation (IMIDRO – Organizata Iraniane për Zhvillimin dhe Rinovimin e Industrisë së Minierave). IAC dhe IMIDRO nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment. Faqja në internet e IAC thotë se kjo kompani operon një minierë boksiti dhe një objekt të prodhimit të aluminit në një kompleks që ndodhet rreth 10 kilometra në veri-lindje të Jajarm. Boksiti procesohet dhe kthehet në alumina, që përdoret për të prodhuar metal alumini. Nga metali bëhet pluhuri i aluminit,” lexon raporti.

Regjimi iranian është i përmbytur nga krizat, kështu që i nevojitet dëshpërimisht ta rrisë kapacitetin e tij raketor për t’ia zgjatur jetën vetes. Regjimi i mullahëve po përjeton tani një izolim të paprecedent ndërkombëtar për shkak të politikave të tij luftënxitëse dhe ambicieve bërthamore. Nga ana tjetër, protestat iraniane të nëntorit 2019, ku njerëzit kërkuan fuqishëm ndryshim regjimi, dhe më pas bojkotimi i zgjedhjeve të rreme parlamentare të regjimit nga pothuajse e gjithë shoqëria iraniane, kanë vërtetuar se konflikti i popullit me këtë regjim nuk mund të ketë më kthim prapa. Shoqëria iraniane është e trazuar. Pandemia e COVID-19 dhe rritja e numrit të vdekjeve, për shkak të mosveprimit nga ana e regjimit, së bashku me rritjen e varfërisë dhe inflacionit, e ka kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti.

Si rezultat, regjimi po e përdor situatën aktuale politike në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pandeminë e koronavirusit, për të zhvilluar veprimtaritë e tij të jashtëligjshme.

Komuniteti ndërkombëtar duhet menjëherë të ndërmarrë një politikë shumë më të rreptë për t’i ndaluar kërcënimet e regjimit. Shteti numër një për sponsorizimin e terrorizmit, i armatosur me raketa të avancuara dhe/ose me një bombë bërthamore është kërcënim global dhe duhet trajtohet në mënyrën e duhur. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet ta zgjasë menjëherë embargon e armëve të regjimit. Gjithashtu, komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi dhe ta njohë të drejtën e tij për rezistencë dhe për përmbysjen e këtij regjimi.