Saturday, July 2, 2022

Raporti i SHBA mbi Terrorizmin e Regjimit Iranian Sjell në Kujtesë Kërcënimet në Rritje të Teheranit

Në vjetor mbi terrorizmin, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nënvizon kërcënimet terroriste që paraqet regjimi iranian. Ky raport ringjall nevojën për të luftuar terrorizmin iranian në mesin e bisedimeve në Vienë dhe përpjekjeve të qeverive perëndimore për ta rikthyer marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Raporti thekson se si Teherani ka përdorur Forcën Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) për të mbështetur organizatat terroriste anembanë globit. Rrjeti i terrorizmit dhe spiunazhit të regjimit iranian shtrihet nga Afrika në Amerikën e Jugut, Europë dhe Azi.

Raporti nënvizon se regjimi iranian “ofron mbulim për operacionet e fshehta të lidhura me të dhe krijon destabilitet në rajon,” si dhe mbështet grupet terroriste në Irak, Siri, Liban dhe Jemen.

US State Department: Iran’s regime continued terrorist activities in 2020

Më 7 dhjetor 2021, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi dy arsenale të mëdha armësh iraniane të sekuestruara në fund të vitit 2019 dhe në fillim të 2020-ës teksa ishin rrugës për në Jemen përmes Detit Arabik.

Në një konferencë për shtyp më 6 tetor 2021, Rezistenca Iraniane zbuloi detajet e programit masiv të UAV-ve të Teheranit. Ky informacion i ri në lidhje me programin UAV të regjimit, që drejtohet nga Forcat Quds të IRGC-së, është grumbulluar nga rrjeti i Mojahedin-e Khalq (MEK) brenda Iranit. Grupet proksi terroriste të regjimit i kanë përdorur këto UAV për të përhapur kaos në rajon.

Iran is investing in military drones to destabilize the Middle East, opposition warns-Iran news