Wednesday, September 22, 2021

Rezistenca Iraniane Dënon Komplotin e Regjimit Klerikal Kundër Znj. Masih Alinejad dhe Katër Iranianëve të Tjerë

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

14 korrik 2021

Rezistenca Iraniane dënon fuqishëm komplotin e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal kundër Znj. Masih Alinejad dhe katër iranianëve të tjerë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar, komplot që është raportuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe mediat. Gjatë katër dekadave të fundit, krahas torturave, ekzekutimeve, dhe masakrimit të të burgosurve politikë, fashizmi fetar që sundon Iranin i ka shfrytëzuar gjithmonë në maksimum terrorizmin, grabitjet, pengmarrjet si dhe të gjitha burimet politike, diplomatike, dhe ekonomike si vegla kundër opozitës dhe për t’i shtyrë përpara politikat e tij kriminale. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të ndërveprojë me këtë regjim, dhe liderët e regjimit duhet të vihen përballë drejtësisë për krimet e tyre kundër njerëzimit.