Friday, March 29, 2024

Tre Dekada pas Luftës Iran-Irak, Regjimi i Mullahëve Vazhdon Politikat e Tij Luftënxitëse

Një student iranian dërgohet nga IRGC në fushëbetejat e luftës Iran-Irak

22 shtatori shënon 40-vjetorin e fillimit të Luftës Iran-Irak. Por regjimi i mullahëve nuk i ka braktisur politikat e tij luftënxitëse dhe plaçkitjen e burimeve kombëtare për këtë arsye.

Që nga revolucioni i 1979-ës, regjimi mesjetar i mullahëve, për shkak të interpretimit reaksionar që i bën Islamit, ka qenë i paaftë për ta përdorur potencialin e çliruar pas revolucionit. Nga frika se ky potencial shpejt mund të kthehej kundër tyre dhe ta rrëzonte sistemin e tyre teokratik, mullahët e themeluan regjimin e tyre mbi shtypjen ndaj popullit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit.

Në 1980-ën, themeluesi i regjimit Ruhollah Khomeini nisi të ndërhynte në Irak me eksportimin e klerikëve që predikonin markën e tij të Islamit reaksionar. Kjo ndërhyrje ishtë një nga shkaqet kryesore të gabimit fatal të Irakut në sulmimin e Iranit.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mori pjesë fillimisht në mbrojtjen e popullit iranian nga agresioni iraken. Shumë nga mbështetësit e MEK u vranë e u burgosën gjatë luftës. Në qershor 1982, irakenët nuk ishin më në territorin iranian. Irakenët propozuan një armëpushim pas disa muajsh shkatërrimi më 17 qershor 1982, por Khomeini nuk pranoi. Khomeini e mirëpriti luftën si një gjë e mirë, duke e quajtur atë “një bekim hyjnor,” dhe e përdori në mënyrë demagogjike për të goditur çdo kundërshtim ndaj regjimit të tij si një kolonë e pestë irakene. Kjo demagogji nuk e frikësoi Rezistencën e cila nisi një përpjekje serioze për të kërkuar që lufta të merrte fund.

Khomeini e zgjati këtë luftë anti-patriotike për tetë vite, duke vrarë një milion iranianë, duke paralizuar dy milion e duke shpërngulur dy milion njerëz të tjerë në mbarë Iranin. Ministria e Arsimit e regjimit shpalli më 5 janar 1989 se gjatë luftës kishte dërguar 440,000 studentë në vijat e para të luftës e në fushat e minuara.

Kur regjimi u detyrua ta pranonte armëpushimin me Irakun, për shkak të fushatës ndërkombëtare të Rezistencës Iraniane për paqe dhe përballjes me një shoqëri të trazuar e të shkatërruar nga lufta, Khomeini dha urdhër brutalisht për masakrën ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica anëtarë të MEK, për ta stabilizuar regjimin e tij.