Friday, March 29, 2024

Thesari Amerikan vë sanksione të reja me në shënjestër industritë petrokimike dhe të petroleumit të Teheranit 

Departamenti Amerikan i Thesarit (OFAC) ka vënë sanksione të reja mbi industrinë petrokimike në Iran – 23 janar 2020

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi më 23 janar 2020.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara vuri të enjten sanksione të reja me në shënjestër  katër kompani ndërkombëtare petrokimike dhe të petroleumit. 

Në një njoftim për shtyp më 23 janar, Departamenti Amerikan i Thesarit theksoi se këto kompani “kanë transferuar kolektivisht ekuivalentin e qindra miliona dollarëve eksporte nga Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës (NIOC), një netitet thelbësor në industritë petrokimike dhe të petroleumit të regjimit iranian, e cila ndihmon në financimin e Forcave Qods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-QF) të Iranit dhe të grupeve terroriste proksi të saj.”  

 

 

“Industritë petrokimike dhe të petroleumit të Iranit janë burime madhore të ardhurash për regjimin iranian dhe financojnë veprimtaritë e tij malinje në Lindjen e Mesme. Entitetet e shënjestruara sot lehtësojnë eksportet petrokimike të Iranit në shkelje të sanksioneve ekonomike të SHBA,” lexon deklarata.  

“Sektorët petrokimikë dhe të petroleumit të Iranit janë burime kryesore financimi për veprimtaritë globale terroriste të regjimit iranian dhe mundësojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës nga regjimi kundër popullit të vet,” tha Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.