Wednesday, August 5, 2020

Vizita e parë e Zarif në parlamentin e ri shkakton krizë madhore në Iran

Iranian regime Foreign Minister Mohammad Javad ZarifMinistri i Jashtëm i regjimit Iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i regjimit Iranian, Mohammad Javad Zarif, u thirr për tu marrë në pyetje përpara Majlis-it të ri (parlamenti i mullahëve) për herë të parë të dielën, më 5 korrik. Grindjet dhe mosmarrëveshjet që shpërthyen hodhën dritë të re dhe ofruan një pamje intriguese të konflikteve dhe krizave të brendshme që po bëjnë shoshë të gjithë strukturën e mullahëve.

“Politika jonë e jashtme nuk është një temë mbi të cilën mund të diskutojnë fraksione apo grupe të ndryshme. Politika jonë e jashtme është nën autoritetin e Liderit Suprem të regjimit Iranian, Ali Khamenei, dhe  politikat e përgjithshme të shtetit në lidhje me punët e jashtme përcaktohen nga ai. Duhet ta dini se jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Jemi të gjithë në këtë së bashku. Amerika nuk i njeh liberalët, reformistët, principalistët, revolucionarët apo jo-revolucionarët. Ne jemi të gjithë në një varkë,” shpjegoi Zarifi me shqetësime të mëdha për rritjen e konflikteve politike brenda regjimit të mullahëve.

Gjatë vërejtjeve të tij, disa anëtarë të Majlis u dëgjuan duke bërtitur dhe duke u përpjekur të prishin sesionin, si dhe duke e quajtur Zarifin gënjeshtar.