Friday, May 27, 2022

Adoleshentja kurde Aynaz Zare’e dënohet me pesë vite burg

Teenage Kurdish girl Aynaz Zare’e sentenced to five years in prisonAdoleshentja kurde Aynaz Zare’e është dënuar me pesë vite burg. Dega e Parë e Gjykatës Penale në Urmia, e cila heton specifikisht rastet e adoleshentëve dhe minorenëve, e ka dënuar 17 vjeçaren Aynaz Zare’e me pesë vite burg të hënën, më 16 nëntor 2020.

Adoleshentja kurde Aynaz Zare’e ka qenë në burg që në tetor së bashku me të ëmën, Shahnaz  Sadeqifar, në Burgun Qendror të Urmia-s. Ajo akuzohet për “veprimtari kundër sigurisë kombëtare” për anëtarësi në një parti kurde. Gjatë ndjekjes penale, ajo nuk ka patur akses në një avokat.

Znj. Sadeghifar është gjykuar më 21 korrik 2020. Dega e Dytë e Gjykatës Revolucionare të Urmia-s e ka dënuar atë me 15 vite burg.

Aynaz Zare’e ka tentuar të vrasë veten ndërkohë që ishte në burg, duke prerë damarët, pas dënimit të së ëmës me 15 vite. Për më tepër, ajo është infektuar me koronavirus.

Shahnaz dhe Aynaz janë arrestuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në shtator të vitit të shkuar. Shahnaz Sadeghifar e kanë marrë në pyetje për 2 muaj. Ajo dhe e bija kanë pësuar presion dhe tortura psikologjike gjatë marrjeve në pyetje, më qëllimin për t’i detyruar të bëjnë rrëfime të rreme. Më pas i kanë transferuar në Burgun Qendror të Urmia-s. Shahnaz Sadeghifar, 32 vjeç, dhe e bija, Aynaz Zare’e, kanë bërë grevë urie dy herë më 28 korrik dhe më 13 gusht 2020, në protestë ndaj dënimit të rëndë me burg që i është dhënë Shahnaz-it dhe ndaj arrestimit të paligjshëm e arbitrar të Aynaz-it.