Friday, March 29, 2024

Aktivisten e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi,  e rikthejnë në burg ndërkohë që është e sëmurë

Women’s rights activist Monireh Arabshahi back in prison while ill

Aktivistja e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi

Aktivistja e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi, është detyruar të paraqitet në burgun Kachouii në Karaj më 4 tetor 2021. Ajo ka qenë me leje për të vazhduar trajtimin mjekësor por është rikthyer në burg para se ta mbaronte trajtimin.

Monireh Arabshahi arriti të siguronte një leje mjekësore më 3 maj 2021, duke depozituar si garanci një shumë të madhe prej 500 milion Tomanësh. Ajo u rikthye në burg më 23 korrik, pasi kishte bërë një operacion në gjëndrën tiroide. Shëndeti i saj u përkeqësua në burg, dhe si rrjedhim autoritetet e burgut e çuan atë në një spital më 31 korrik. Por agjentët e burgut e rikthyen atë në burg të nesërmen para se të vizitohej nga një mjek.

Më 4 gusht, ajo mori një tjetër leje mjekësore për të vazhduar trajtimin. Megjithatë, në tetor, autoritetet e burgut Kachouii e thirrën atë përpara se ta përfundonte trajtimin mjekësor.

Autoritetet e burgut Kachouii kanë refuzuar gjithashtu të japin leje për Yasaman Aryani, vajzën e Znj. Arabshahi, që të kujdesej për të gjatë trajtimit mjekësor.