Thursday, March 28, 2024

Bëhuni zëri i nënës, u lutet të gjithëve nëna e dëshmorit të nëntorit 2019

Be the mothers’ voice, November 2019 martyr’s mother pleas to allZnj. Mahboubeh Ramezani, e dyta nga e majta

 

“Më ndihmoni të kërkoj drejtësi për birin tim. Më ndihmoni ta vazhdoj rrugën e kërkimit të drejtësisë për birin tim. I premtova Pejman-it se do të isha zëri i tij në çdo frymëmarrje. Bëhuni zëri ynë. Bëhuni zëri i nënave. Nuk duam asgjë tjetër prej jush. Thjesht bëhuni zëri ynë. Kjo është e vetmja gjë për të cilën kemi nevojë.”

Këto janë fjalët e zonjës Mahboubeh Ramezani, nëna e dëshmorit të nëntorit 2019, Pejman Qolipour, i cili u qëllua për vdekje në moshën 18-vjeçare nga forcat e sigurisë gjatë protestave iraniane në nëntor 2019.

Në komentet e saj të qarkulluara në rrjetet sociale, Znj. Ramezani ka zbuluar disa nga krimet e regjimit të kryera kundër familjeve të dëshmorëve të kreyngritjes së nëntorit 2019. Ajo i kërkon kujtdo që dëgjon lutjen e saj që të bëhet zëri i nënave, zëri i nënave të dëshmorëve të nëntorit 2019, dhe të të gjitha viktimave të përndjekjes në Iran nga regjimi klerikal gjatë 42 viteve të fundit.

Zonja Ramezani zbuloi në komentet e saj se si regjimi e ka penguar hetimin mbi vrasjen e djalit të saj. Ajo thotë: “Po kërkoja kameran që kishte qenë mbi kokën e tij. U thashë: ‘ju lutem më tregoni regjistrimin e kësaj kamere, që ta di kush ma ka vrarë djalin.’ Pas 11 muajsh, më sollën një letër të rreme ku thuhej: ‘Bashkia thotë se më 26 (të nëntorit 2019, pikërisht në kohën kur djalin tim e kishin qëlluar), kamera ka patur një qark të shkurtër.”