Friday, March 29, 2024

Dy aktiviste për të drejtat e grave në Iran dënohen me 15 vite burg

 

Two women’s rights activists in Iran sentenced to 15 years in prisonGjykata Revolucionare e Teheranit ka dënuar dy aktiviste të të drejtave të grave në Iran, Hoda Amid dhe Najmeh Vahedi, me 15 vite burg, krahas privimit nga veprimtaritë shoqërore.

Gjithashtu, në kuadër të vazhdimit të zhvendosjes së të burgosurve nga pavijoni i grave i burgut Evin, Saba Kord Afshari është transferuar në burgun famëkeq Qarchak.

Dega e 15-të e Gjykatës Revolucionare të Teheranit ka dënuar Hoda Amid, avokate dhe aktiviste e të drejtave të grave, me 8 vite burg, duke ia ndaluar të drejtat shoqërore për dy vite, dhe praktikimin e profesionit të avokates për dy vite.

Gjykata ka dënuar gjithashtu Najmeh Vahedi me 7 vite burg dhe e ka privuar atë nga disa nga të drejtat e saj shoqërore për dy vite.

Abolghassem Salavati, i cili kryesoi gjyqin, ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën, dhe vazhdon ende të mbajë një pozicion vendim-marrës.

Hoda Amid dhe Najmeh Vahedi janë arrestuar njëkohësisht por veç njëra-tjetrës më 1 shtator 2018, në banesat e tyre. Najmeh Vahedi është aktiviste për të drejtat e grave dhe është diplomuar për sociologji nga Universiteti Allameh i Teheranit. Aktualisht studion çështjet e grave. Këto dy aktiviste për të drejtat e grave në Iran zhvillonin workshop-e edukative për gratë ku u mësonin të drejtat e tyre.

Amnesty International ka nxjerrë një deklaratë më 3 shtator 2018, ku paralajmëron se arrestimet e avokatëve dhe aktivistëve të të drejtave të grave në Iran sinjalizojnë intensifikimin e shtypjes mbi shoqërinë civile.