Wednesday, January 26, 2022

Dy gra nga Behbahan janë thirrur në prokurori për shkak të pjesëmarrjes në një protestë publike

Special Report - Protests in Behbahan led to the arrest of a woman by state forces

Farzaneh Ansarifar mban foton e vëllait të saj të vrarë nga forcat e sigurisë në nëntor 2019

 

Dy gra nga Behbahan janë thirrur në Prokurorinë Publike dhe Revolucionare më 25 prill 2021. Ato janë udhëzuar t’i raportojnë Prokurorit brenda pesë ditësh.

Behbahan në provincën jug-perëndimore Khuzestan, është një nga qytetet që kanë qenë më aktive gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran.

Dy gratë nga Behbahan janë identifikuar si Farzaneh Ansarifar dhe Zeinab Alipour.

Përpara kësaj thirrjeje, zonjushën Ansarifar e kishin thirrur në Departamentin e Inteligjencës të Behbahan dhe e kishin marrë në pyetje më 21 prill.

Këto dy gra nga Behbahan ishin thirrur më përpara në zyrën e marrjes në pyetje të Prokurorisë Publike dhe Revolucionare të Behbahan në nëntor 2020. Të dyja gratë akuzohen për fyerje ndaj liderit suprem të mullahëve, pjesëmarrje në prishjen e rendit publik dhe të sigurisë kombëtare, si dhe mbledhje e bashkëpunim për të kryer një krim kundër sigurisë së brendshme e të jashtme.

Farzaneh Ansarifar dhe Zeinab Alipour ishin arrestuar vitin e shkuar më 16 korrik 2020, për pjesëmarrje në një protestë në sheshin Bank Melli të qytetit, protestë kundër ekonomisë së falimentuar të vendit dhe dënimeve me vdekje të dhëna për protestuesit.

Të dyja gratë ishin liruar përkohësisht pas një jave.

Vëllai i Znj. Ansari, Farzad, është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë gjatë protestave të nëntorit 2019 në Behbahan.