Wednesday, June 23, 2021

E burgosura politike Maryam Akbari Monfared privohet nga telefonatat me familjen

Political prisoner Maryam Akbari Monfared deprived of calling her family

E burgosura politike Maryam Akbari Monfared privohet nga telefonatat me familjen

Të burgosurës politike Maryam Akbari Monfared i është ndaluar të flasë në telefon me familjen e saj të dielën, më 18 prill 2021.

Maryam Akbari duhej t’i telefononte familjes së saj në orën 6 të pasdites të dielën. Por agjenti që e monitoron dhe e shoqëron gjatë telefonatave erdhi një orë me vonesë. Kjo shkaktoi protestë nga ana e Maryam Akbari dhe si rezultat, agjenti reagoi duke ia ndërprerë menjëherë telefonatën. Asaj nuk iu lejua të telefononte prapë dhe ta vazhdonte bisedën me familjen.

Të burgosurën politike Maryam Akbari Monfared e zhvendosën papritmas në burgun e Semnan më 9 mars 2021. Që prej kësaj zhvendosjeje me dhunë e forcë nga burgu Evin, ajo është përballur me një dyfishim të presionit e kufizimeve.

Znj. Akbari Monfared mbahet në mes të të burgosurve të rëndomtë në pavijonin e përgjithshëm të burgut Semnan, në shkelje të parimit të ndarjes së krimeve.

Kushtet sanitare në pavijonin e përgjithshëm të burgut të Semnan janë të mjerueshme. Pavarësisht përhapjes së gjerë të koronavirusit në burgje, të gjithë përdorin të njëjtat pantofla. Autoritetet e burgut nuk u japin detergjentë apo dezinfektantë të burgosurve.

Znj. Akbari Monfared ka një kohë shumë të kufizuar për të bërë telefonatat ditore të cilat bëhen në Zyrën e Sigurisë të burgut dhe në praninë e një roje.

Maryam Akbari Monfared ka tre vajza dhe po vuan dënimin për të 12-in vit në burg. Ajo është arrestuar më 31 dhjetor 2009, pas kryengritjes së madhe më 27 dhjetor atë vit, kryengritje e cila i shkundi shtyllat e regjimit. Në qershor 2010, Gjykata Revolucionare e Teheranit i dha asaj një dënim me 15 vite burg për Moharebeh me akuzën e supozuar të “anëtarësisë në Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit,” një akuzë të cilën Znj. Akbari nuk e ka pranuar asnjëherë. Që nga dita e arrestimit, ajo është mbajtur në burg pa as edhe një ditë të vetme lirie. Ajo vuan nga keqfunksionimi i tiroideve dhe reumatizmi i kyçeve.

Motra dhe vëlliai i Maryam Akbari janë ekzekutuar gjatë masakrës së të burgosurve politikë në verën e vitit 1988. Dy vëllezër të tjerë të saj janë ekzekutuar gjatë ekzekutimeve masive në fillim të viteve 1980.