Wednesday, January 26, 2022

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje regjimit iranian që ta anulojë planin për rritjen e popullsisë

UN rights experts call on Iran regime to repeal its population growth planEkspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thonë se plani për rritjen e popullsisë i miratuar nga regjimi klerikal në fillim të nëntorit “bie në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar”.

Ekspertët e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar regjimit iranian ta shfuqizojë ligjin e ri që “kufizon rëndë aksesin në abortin, kontracepsionin, shërbimet e sterilizimit vullnetar dhe informacionet përkatëse, duke shkelur drejtpërdrejt të drejtat njerëzore të grave sipas ligjit ndërkombëtar”.

Më poshtë vijojnë fragmente nga deklarata e ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut më 16 nëntor 2021:

Ligji i ri përmban gjithashtu një dispozitë të formuluar në mënyrë të paqartë në nenin 61, e cila thotë se, nëse kryhet në shkallë të gjerë, aborti do të përbënte krimin e “korrupsionit mbi tokë” dhe do të dënohej me vdekje.

“Pasojat e këtij ligji do të jenë gjymtuese për të drejtat shëndetësore të grave dhe vajzave dhe përfaqëson një kthesë alarmante dhe regresive” për regjimin, thonë në deklaratën e tyre ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ata shprehin zhgënjimin e tyre që, në vend që të shfuqizojë ligjet që diskriminojnë gratë, ose të miratojë projektligjin shumë të nevojshëm për mbrojtjen e grave kundër dhunës, “qeveria iraniane po ndërmerr hapa të mëtejshëm për ta shfrytëzuar ligjin penal për të kufizuar të drejtat e grave, për hir të rritjes së numrit të lindjeve, gjë që do t’i detyrojë shumë gra dhe vajza t’i vazhdojnë deri në fund shtatzënitë e padëshiruara, dhe kjo është, në thelb, diskriminuese.”

“Është tronditëse të shohësh se deri në çfarë pike e kanë shfrytëzuar autoritetet ligjin penal për të kufizuar të drejtat themelore të grave,” thonë ekspertët.