Tuesday, December 7, 2021

Fotografja Farahnaz Khalili, 25 vjeç, ka kryer vetëvrasje pas refuzimit të çështjes së saj nga gjykatësi

 

Photographer Farahnaz Khalili, 25, committed suicide after judge threw out her caseFotografja Farahnaz Khalili, 25 vjeç, ka kryer vetëvrasje pas refuzimit nga gjykatësi të padisë së saj për sulm fizik dhe abuzim.

Farahnaz Khalili ishte nga Bushehr. Trupi i saj i pajetë u dërgua në spitalin e fshatit Bolkhir të Bushehr në fund të gushtit.

Kushëriri i Znj. Khalili e ka përshkruar incidentin e saj si tragjik. Dy muaj para vetëvrasjes, Farahnaz kishte punuar si fotografe për një dasmë. Në fund të ceremonisë, ajo kishte patur një debat me klientin për pagesën. Klienti e kishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht Farahnaz Khalili-n.

Farahnaz Khalili e kishte hedhur në gjyq klientin. Të vetmit persona që e dinin për incidentin dhe kallëzimin ishin kushëriri i Farahnaz dhe gruaja e tij.

Farahnaz kishte ngritur padi ligjore për përdhunim, dhe çështja e saj ishte pezull. Por gjykatësi e trajtoi shumë keq.

Stresi i këtij incidenti e çoi fotografen 25-vjeçare deri në atë pikë sa të kryente vetëvrasje. (Agjencia shtetërore e lajmeve ROKNA – 15 tetor 2021)

Sipas motrës së Farahnaz, gjykatësi i ka thënë asaj: “Duhet të kesh qenë e shthurur që ke shkuar në një vend të tillë.” Familja ka parë mavijosje e shenja djegieje në trupin e Farahnaz në spital.

Motra e Farahnaz ka thënë gjithashtu se në spital kishin marrë një letër me një shënim të shkruar me dorë, ku thuhej: “Nuk munda ta fitoja të drejtën time. Pas meje, shkoni ju dhe merreni të drejtën time.” Ajo shtoi gjithashtu se agresori bën pjesë në familjen e një agjenti të regjimit që ka ndikim të lartë në atë zonë.

Fotografja 25 vjeçare Farahnaz Khalili ka kryer vetëvrasje duke gëlltitur hapa vdekjeprurës. Zyrtarët gjyqësorë në provincën Bushehr nuk janë përgjigjur ende ndaj këtij lajmi. Dhuna e sponsorizuar nga shteti kundër grave në Iran është në rritje, pavarësisht ciklit 24-orësh të lajmeve, mbizotërimit të rrjeteve sociale, dhe protestave e aktivizmit të vazhdueshëm. Në fakt, vetë regjimi klerikal e nxit dhe e promovon sistematikisht dhunën fizike, mendore, ekonomike, dhe politike ndaj grave dhe vajzave.