Friday, May 27, 2022

Gjykata e Teheranit jep dënim 5-vjeçar për Forough Taghipour

Gjykata e Teheranit jep dënim 5-vjeçar për Forough Taghipour

ForoughTaghipour

 

Tehran court hands down 5-year sentence for Forough TaghipourGjykata Revolucionare e Teheranit, Dega 28, ka dhënë një dënim me 5 vite për Forough Taghipour, e cila është burgosur për mbështetjen e saj ndaj opozitës Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Avokati i Znj. Taghipour është informuar për këtë verdikt të dielën, më 7 mars 2021.

Gjyqi u zhvillua më 5 janar 2021, për të shqyrtuar akuzat për “propagandë kundër shtetit” dhe “bashkëpunim me grupe opozitare” të ngritura kundër Forough Taghipour dhe nënës së saj.

Gjykatësi e kishte kërcënuar Znj. Taghipour se do të jepte verdiktin për Moharebeh (luftë kundër Zotit), por ajo e refuzoi këtë akuzë dhe deklaroi se nuk ishte fajtore.

Sipas ligjeve të regjimit klerikal, Moharebeh (lufta kundër Zotit) është e ndëshkueshme me vdekje.

E burgosura politike Forough Taghipour dhe nëna e saj Nassim Jabbari, janë arrestuar më 24 shkurt 2020.

Znj. Jabbari, 58 vjeç, është liruar me kusht në mes të muajit mars dhe tashmë akuzat kundër saj janë tërhequr.