Friday, May 27, 2022

Golaleh Moradi torturohet për ta detyruar të bëjë rrëfim të rremë në Burgun Qendror të Urmias

 

Golaleh Moradi tortured to obtain a forced confession in Urmia Central PrisonGolaleh Moradi mbahet nën torturë në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias

 

Golaleh Moradi torturohet për ta detyruar të bëjë rrëfim të rremë në Burgun Qendror të Urmias.

Pas katër muajsh burgim, Golaleh Moradi vazhdon të torturohet e t’i bëhet presion nga shërbimet e inteligjencës të regjimit klerikal për të bërë një rrëfim të rremë.

Golaleh Moradi është një grua kurde me banim në Piranshahr të provincës së Azerbaixhanit Perëndimor. Ajo mbahet aktualisht në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias dhe i është mohuar e drejta për avokat.

Një burim i mirë-informuar rreth burgut të Urmias ka thënë se Golaleh Moradi-n e kanë çuar vazhdimisht në qendrat e inteligjencës ku e kanë torturuar dhe rrahur. Forcat e inteligjencës duan që ajo të thotë atë që i diktojnë ata. Ata e kanë kërcënuar Golaleh Moradi-n se do të japin dënime të rënda për dy fëmijët e saj të burgosur.

Forcat e inteligjencës të IRGC-së e kanë arrestuar Golaleh Moradi-n në prill 2021, pas vrasjes së Osman Haji Hosseini, një anëtari të IRGC-së në Piranshahr. E kanë dërguar atë menjëherë në Urmia. Pas 45 ditësh paraburgim, e dërguan në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias.