Sunday, January 23, 2022

Gratë e MEK: Pesë dekada të betejës për liri në Iran

Young female supporters of the Iranian Resistance hold pictures of NCRI’s President-elect Maryam Rajavi in a demonstration in London.Gra të reja mbështetëse të Rezistencës Iraniane mbajnë postera të Presidentes së zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi, në një demonstratë në Londër.

Artikull nga PMOI/MEK

Iran, 12 korrik 2020—Beteja për liri e grave iranian ka patur shumë pishtar mbajtëse gjatë dekadave. Shumë heroina të njohura e të panjohura që kanë sakrifikuar jetën, familjen, shtëpinë, pasurinë dhe famën e tyre etj. për kauzën e lirisë.

 

Ka heroina si Fatemeh Amini dhe Mehrnoush Ebrahimi, të cilat kanë sakrifikuar jetën në luftën kundër Shahut dhe janë shembuj për intelektualet femra dhe studentet e universiteteve të cilat ishin të gatshme të sakrifikonin për të sjellë ndryshimin. Apo Ashraf Rajavi, e diplomuar në fizikë nga Universiteti Industrial Sharif i Teheranit. Pavarësisht mundësisë për të vazhduar një jetë të mirë, Ashraf zgjodhi të ndihmonte të paprivilegjuarit dhe udhëtoi nëpër qytete e fshatra të ndryshme që të mësonte për problemet e tyre e t’i ndihmonte të gjenin zgjidhje. Ajo u njoh me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe u bë anëtare elitare e kësaj organizate. Përpjekjet e saj frymëzuan shumë gra e vajza të reja që iu bashkuan lëvizjes MEK pas revolucionit, dhe ajo u bë shembull për ta. Sot, emri i saj simbolizon përkushtimin e grave iraniane ndaj lirisë, dhe MEK i ka emërtuar bazat e veta, Ashraf 1 dhe Ashraf 3, sipas saj.