Sunday, September 26, 2021

Gratë luajnë rol udhëheqës në protestat e Tabrizit, u bashkohen protestuesve të Khuzestanit

Women play leading role in protests in Tabriz, join Khuzestan protesters

Demonstratat në Miandoab (foto nga klipi i Al-Arabiya) – Në kuadrat një grua që thërret në protetstat e Tabrizit

Tabriz u ngrit dje më 24 korrik dhe iu bashkua protestave, të cilat kanë nisur në provincën Khuzestan më 15 korrik 2021. Dëshmitarët thonë se gratë kanë luajtur një rol udhëheqës në protestat e Tabrizit.

Tabriz është qendra e provincës së Azerbaixhanit Lindor në Iranin veri-perëndimor.

Populli i Tabrizit u derdh nëpër rrugë të shtunën më 24 korrik, dhe organizoi demonstrata të gjera për të shprehur solidaritet me protestat e ujit në Khuzestan të Iranit jug-perëndimor. Forcat e sigurisë ndërhynë, duke arrestuar e burgosur një numër protestuesish, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm grash.

Gratë luajtën një rol udhëheqës në protestat e Tabrizit. Ato kaluan me guxim përmes forcave të sigurisë. Raporte të pakonfirmuara thonë se ishin thirrjet e grave që ndezën protestën në Tabriz.