Friday, March 29, 2024

Gratë Viktima të Ideologjisë së Mullahëve në Iran

 

 

Një nga fenomentet tejet shkatërrimtare që është bërë tashmë mbizotërues në Iran për shkak të dominimit të mendimit reaksionar të regjimit, është dhuna ndaj grave.

Mediat shtetërore e kanë emërtuar këtë katastrofë si ‘vrasje të bashkëshortes’. E përditshmja shtetërore Fararu, më 9 qershor 2021, shkruan në lidhje me këtë temë:

“Gjatë këtyre ditëve të fundit janë publikuar lajmet për vrasjen e pesë grave nga familjarë të tyre në qytetet Kermanshah, Saqez, dhe Ilam. Sigurisht, katër prej tyre janë vrarë nga bashkëshortët. Kjo ka bërë që një grup aktivistesh femra dhe përdoruesish të rrjeteve sociale të reagojnë ndaj kësaj çështjeje dhe të kritikojnë fenomenin e ‘vrasjes së bashkëshortes.’”

Një përdorues i rrjeteve sociale ka shkruar në lidhje me këtë temë: “Çdo vit, 375 deri në 450 gra në Iran vriten nga burra të familjes së tyre. Të paktën një grua vritet çdo ditë në Iran për faktin se është grua dhe me pretekste mashtruese si reputacioni dhe nderi i familjes.”

Më 8 qershor, lajmi i zbulimit të trupit të djegur të një gruaje të re nga Saqez i zemëroi përdoruesit e rrjeteve sociale. Ky trup i përket një 26-vjeçareje me emrin Negin (Galaleh) Sheikhi. Trupi i saj i djegur është zbuluar në rrugën nga Sanandaj në Saqez në një vend të quajtur ‘Chapan Sofla’ nga agjentët e inteligjencës të regjimit. Sipas raporteve të mediave, Negin Sheikhi është vrarë nga i fejuari, të cilin e kishte edhe kushëri.

Përpara kësaj ngjarjeje, më 5 qershor në provincën Ilam, ‘Një 35-vjeçar vrau të shoqen me një armë të ftohtë (me thikë) dhe u arratis nga vendngjarja,’ ka thënë Jamal Mousavi, shefi i policisë së provincës, duke folur për një grua të vrarë nga burri i saj.

Pas këtij incidenti, më 6 qershor, u publikua një lajm tjetër për vrasjen e dy grave në Kermanshah. Duke shpjeguar incidentin, Koloneli Alireza Daliri, shefi i policisë së Kermanshah, tha se një person kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij, ku kishte qëlluar dhe vrarë ish-gruan si dhe motrën e saj.

Iran, gra që flenë nëpër kuti kartoni

Kolonel Mohammadzaman Beigi, komandanti i policisë së qytetit Darrehshahr, duke dhënë shpjegime mbi një krim të tillë në këtë qytet, tha: “Oficerët e policisë u dërguan menjëherë në vendngjarje për të hetuar incidentin. Si rezultat i hetimit nga oficerët e zbatimit të ligjit, u zbulua se një 38-vjeçar kishte vrarë të shoqen me një armë zjarri për shkak të një grindjeje familjare, duke plagosur edhe një person tjetër, dhe pastaj ishte arratisur nga skena e krimit.”