Thursday, March 28, 2024

Gruaja e 118-të e ekzekutuar nën mandatin e Rouhani-t në Burgun Qendror të Qazvin

The 118th woman executed under Rouhani in the Central Prison of Qazvin

Gruaja e 118-të e ekzekutuar nën mandatin e Rouhani-t në Burgun Qendror të Qazvin

 

 

Mëngjesin e së dielës, më 30 maj 2021, në Burgun Qendror të Qazvin është ekzekutuar një grua së bashku me bashkëshortin e saj. Kjo është gruaja e 118-të që ekzekutohet gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t president i mullahëve.

Të paktën 15 gra janë ekzekutuar çdo vit në Iran gjatë tetë viteve të fundit.

Çifti i ekzekutuar ishin kushërinj me mbiemrin Pir-Ostovan. Emri i gruas nuk dihet. Ata ishin arrestuar 8 vite më parë në autostradën Qazvin-Karaj dhe ishin dënuar me vdekje që në seancën e parë të gjyqit.

Zonja Pir-Ostovan është gruaja e parë që ekzekutohet pas ndryshimit të ligjit mbi dënimin e krimeve të lidhura me drogën në 2017-ën. Ky amendament i ndalon ekzekutimet për akuza të lidhura me drogën.

Mediat shtetërore të regjimit nuk e kanë shpallur ende këtë ekzekutim në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Dënimi me vdekje është vegla kryesore që mullahët përdorin për të mbajtur gjallë regjimin e tyre. Ata nuk ndalen dot as në vigjilje të farsës së zgjedhjeve. Përkundrazi, ata i kanë shtuar ekzekutimet. Vetëm një javë më parë, autoritetet e regjimit klerikal ekzekutuan Kobra Fatemi-n në Burgun Qendror të Yazd.

Irani mban rekordin e ekzekutimeve në botë, me numrin më të lartë të qytetarëve të ekzekutuar per capita. Ky shtet ka gjithashtu numrin më të madh të ekzekutimeve të grave në botë. Këto ekzekutime janë jashtëzakonisht të padrejta.

Mbi 4300 njerëz janë ekzekutuar në Iran gjatë mandatit të Rouhani. Deri tani, ky numër përfshin 118 gra.