EN FR DE IT AR ES AL

Këngëtarja e famshme iraniane Ramesh ndahet nga jeta në Los Angeles të Kalifornisë

81

 

Renowned Iranian singer Ramesh passed away in Los Angeles, CaliforniaKëngëtarja e famshme iraniane Ramesh është ndarë nga jeta në Los Angeles të Kalifornisë më 30 nëntor 2020. Ajo ka qenë një nga këngëtaret më të dashura për popullin në Iran gjatë viteve 1960 dhe 70.

Këngëtarja e famshme iraniane Ramesh lindi në 1946-ën në Teheran. Emri i saj në lindje ishte Azar Mohebbi Tehrani. Ajo e nisi karrierën e muzikës në vitin 1964 në një program të muzikës klasike në radio.

Kënga me titull “Lumi,” e frymëzuar nga tregimi i famshëm “Peshku i vogël i zi,” është një nga trashëgimitë e saj më të mëdha.

Ramesh këndoi dy këngë në 1979-ën dhe në 1980-ën në Iran. Por pas vënies së kufizimeve mbi këngëtaret femra nga regjimi klerikal, ajo u detyrua të largohej nga vendi. Ajo dha një koncert në Europë, dhe më pas hoqi dorë nga këndimi në protestë ndaj ndalimit që regjimi klerikal kishte vendosur për këngëtaret femra.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, u ka shprehur ngushëllimet e saj bashkatdhetarëve admirues të Ramesh, dhe komunitetit të artit në Iran.