Thursday, March 28, 2024

Mbi 9000 vajza 10 -14 vjeç janë martuar në Iran gjatë pranverës së 2021-it

9000 girl children, 10-14, married in spring 2021Mbi 9000 vajza 10-14 vjeç janë martuar në Iran gjatë pranverës së vitit 2021.

Qendra Statistikore Kombëtare e Iranit ka shpallur se 9,753 vajza të mitura nga 10 në 14 vjeç janë martuar gjatë pranverës së vitit 2021. (Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA – 22 nëntor 2021)

Gjatë së njëjtës periudhë janë martuar edhe 45.522 vajza nga 15 deri në 19 vjeç.

Vajzat e mitura nga 10 deri në 14 vjeç kanë lindur 969 foshnja dhe vajzat e reja nga 15 deri në 19 vjeç kanë lindur 44,896 foshnja.

Provinca Sistan dhe Baluchestan kryeson për sa i përket martesave të fëmijëve.

Numri i martesave të mbi 9000 vajzave nga 10 deri në 14 vjeç në pranverë 2021 tregon për një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Martesat e hershme të mbi 9000 vajzave të vogla, shembull i dhunës ndaj grave

Martesa e hershme në Iran është ndër shembujt më të dukshëm të dhunës ndaj grave nën sundimin mizogjinist të mullahëve.

Martesa e fëmijëve nënkupton përdhunim. Kur një burrë i rritur martohet me një fëmijë, ai abuzon me atë fëmijë. Martesa duhet të jetë pas përfundimit të pubertetit; përndryshe, nuk mund të ketë kuptim tjetër përveç përdhunimit.

Gjatë 9 muajve të vitit 2020 janë regjistruar 23 698 martesa të vajzave 10-14 vjeç.

Në Iran, çdo 24 orë regjistrohen 100 martesa të fëmijëve nën 15 vjeç (Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA – 5 shkurt 2021).