Thursday, March 28, 2024

Një punëtore tekstilesh vdes pasi i kapet koka nga një makinë tjerrëse

A female textile worker dies when a spinning machine pulls in her headMarzieh Taherian – punëtore tekstilesh

Një punëtore tekstilesh ka humbur jetën pasi i është kapur koka nga një makinë tjerrëse.

Marzieh Taherian po punonte me një makinë tjerrëse në fabrikën e tekstileve Kavir Semnan kur ndodhi ky aksident i tmerrshëm, më 6 nëntor 2021. Fabrika ndodhet në zonën industriale të Semnanit, në lindje të Iranit qendror.

Marzieh Taherian ishte vetëm 21 vjeç. Shoqet e saj të punës kanë thënë se në fillim asaj i ishte kapur shamia e kokës tek makina, por menjëherë më pas, makina i kishte kapur edhe kokën. (Agjencia shtetërore ILNA – 7 nëntor 2021)

Shumë vajza të reja detyrohen të punojnë në njësitë e prodhimit në përpjekje për ta zbutur presionin ekonomik mbi familjet e tyre dhe për t’i ndihmuar prindërit. Ato duhet të durojnë kushtet e rënda të punës në punishtet dhe fabrikat. (Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA – 3 maj 2018)

Disa ekspertë i kanë përshkruar kushtet e patolerueshme të punëtoreve femra në njësitë e prodhimit si “skllavëri e re.” Pagat e ulëta dhe mungesa e sigurisë së punës janë disa nga problemet me të cilat përballen punëtoret femra në Iran. Kushtet e punës për punëtoret femra ndryshojnë shumë nga ato të meshkujve. Ato nuk kanë akses në vende të përshtatshme pune, apo në të drejta e mundësi të barabarta.

Gratë detyrohen të pranojnë çfarëdo pune me pagë të ulët dhe kushtet e rënda të punishteve të vogla, të cilat nuk monitorohen nga Ministria e Punës dhe nuk i plotësojnë kërkesat e Ligjit të Punës. Si rrjedhim, ato që punojnë në këto punishte privohen nga mbështetja ligjore, benefitet, sigurimet, dhe siguria në punë.

Regjimi iranian është anëtar i Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave (CSW). E megjithatë, ai nuk ka implementuar asnjë nga rekomandimet e CSW-së për fuqizimin ekonomik të grave. Regjimi klerikal në fakt po lëviz në drejtimin e kundërt.