Sunday, April 11, 2021

Protestuesja e burgosur Fatemeh Davand nis grevë urie në burgun e Urmia-s

Iran protester Fatemeh Davand taken to jail to serve over 5 yearsNjë nga protestueset e arrestuara gjatë protestave të nëntorit 2019 dhe e burgosur në Burgun Qendror të Urmia-s, ka nisur një grevë urie. Protestuesja e burgosur Fatemeh Davand e nisi grevën e saj të urisë më 12 nëntor 2020, në protestë ndaj vendimit të autoriteteve të burgut për të mos i dhënë asaj leje me një etiketë elektronike në këmbë.

Fatemeh Davand, 42 vjeç, është nga Bukan në provincën Kurdistan dhe ka tre fëmijë.

Raportet nga brenda Burgut Qendror të Urmia-s tregojnë se agjentët e inteligjencës e kanë marrë zonjën Davand në një pavijon të departamentit të inteligjencës pas nisjes së grevës së urisë prej saj.

Kjo e burgosur politike kurde u paraqit më 6 gusht 2020 për të vuajtur dënimin në Burgun Qendror të Urmia-s.

Rregulli 61 i Rregullave të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e Grave të Burgosura dhe Masave Alternative të Dënimit me Burgim për Gratë Kundërvajtëse (Rregullat e Bangkokut) lexon, “Në dënimin e grave kundërvajtëse, gjykatat do të kenë fuqinë të konsiderojnë faktorë zbutës si mungesa e historisë kriminale dhe natyra relativisht jo e rëndë e sjelljes kriminale, në dritën e përgjegjësive përkujdesëse dhe background-eve tipike të grave.”

Fatemeh Davand during protest in BoukanFatemeh Davand gjatë protestave në Boukan në nëntor 2019

Gjykata Revolucionare e Bukan e dënoi të burgosurën politike Fatemeh Davand me 5.5 vite burg dhe 30 goditje kamxhiku për akuzat e “prishjes së rendit publik” dhe “heqjes së shamisë.”

Më 12 maj 2020, Dega 1 e Gjykatës Revolucionare të Mahabad e gjykoi atë për “shoqërim dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare.”

Amnesty International ka shkruar në Twitter se burgosja e Znj. Davand është bërë pas një gjyqi të padrejtë i cili e mori vendimin bazuar në rrëfime të rreme të nxjerra nga ajo përmes torturës dhe keqtrajtimeve të tjera.

Amnesty International u ka bërë thirrje zyrtarëve të regjimit që ta lirojnë Znj. Davand, duke thënë se ajo është burgosur vetëm sepse ka ushtruar të drejtën për shoqërim dhe grumbullim, dhe për shkak se e kanë detyruar me forcë të bëjë rrëfime të rreme.