Wednesday, January 26, 2022

Regjimi klerikal burgos mbështetësit e PMOI/MEK në Iran

The clerical regime imprisons PMOI/MEK supporters in IranArrestimet janë reagimi i mullahëve ndaj afrimit të përvjetorit të dytë të kryengritjes së nëntorit 2019

Regjimi klerikal burgos mbështetës të PMOI/MEK në Iran.

Nga frika e shpërthimit të protestave në vigjilje të përvjetorit të dytë të kryengritjes së nëntorit 2019, regjimi klerikal ka arrestuar dhe burgosur një numër mbështetësish të grupit kryesor opozitar iranian, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës në Rasht të provincës veriore Gilan, kanë arrestuar një grup mbështetësish të PMOI/MEK dhe ish të burgosurish politikë, dhe i kanë transferuar ata në burgun Lakan të qytetit Rasht.

Në një deklaratë të bërë më 30 tetor 2021, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar emrat e disa prej të arrestuarve, ku përfshihen edhe gra.