Friday, June 18, 2021

Saba Kord Afshari në grevë urie për lirimin e nënës së saj


Saba Kord Afshari on hunger strike to have her mother releasedSaba Kord Afshari recently ëhile on leave

 

Saba Kord Afshari ka nisur një grevë urie që të shtunën, 8 maj 2021, për të protestuar ndaj rritjes së presionit mbi familjen e saj dhe mbi familjet e të burgosurve të tjerë politikë. Ajo kërkon që nëna e saj, Raheleh Ahmadi, të lirohet nga burgu Evin.

Saba Kord Afshari ka vuajtur disa herë nga ulçera e stomakut. Për këtë arsye, greva e saj e urisë ka shkaktuar shqetësim serioz tek familja e saj.

Saba Kord Afsahri është transferuar jashtë pavijonit të grave të burgut Evin dhe dëbuar në burgun Qarchak më 9 dhjetor 2020. Znj. Kord Afshari është dënuar me 24 vite burg për faktin se ka protestuar kundër mbulimit të detyrueshëm të kokës.

Më 26 janar 2021, rojat e burgut e kapën për flokësh dhe e zvarritën nëpër dysheme për ta transferuar nga Pavijoni 8 në Pavijonin 6 ku mbahen të burgosurat e dënuara për krime të rrezikshme.