Saturday, October 16, 2021

Tajtimi çnjerëzor i të burgosurave në pavijonet e grave të burgjeve iraniane

Inhuman treatment of prisoners in the women's wards of Iranian prisonsRaportet e fundit nga burgje të ndryshme iraniane tregojnë për trajtimin çnjerëzor të të burgosurave në pavijonet e grave.

Burgu Qendror i Tabriz

Autoritetet e Burgut Qendror të Tabriz kanë kërkuar rikthimin e 32-vjeçares Ameneh Rahimi në burg pas mbarimit të lejes së saj pavarësisht faktit që ajo është paralizuar për shkak të një goditjeje në tru gjatë kohës së lejes nga burgu. Ajo është shumë e sëmurë, dhe nuk është në gjendje as të flasë apo të hajë.

Në 2017-ën, Ameneh Rahimi u dënua me 4 vite burg, e akuzuar për bashkëpunim në vrasje, ndërkohë që asnjë paditës nuk kishte bërë kallëzim kundër saj.

Muajin e shkuar, autoritetet e burgut i dhanë leje të dilte, por për arsye të panjohura, ajo pësoi një goditje në tru dhe u paralizua. Pavarësisht kësaj, atë e kanë rikthyer në burg edhe pse nuk është në gjendje as të hajë, të ecë apo të flasë. Ajo ka nevojë për ndihmën e të burgosurave të tjera për të kryer veprimet bazë.

Kushtet e tmerrshme në pavijonin e grave në Burgun Qendror të Tabriz janë të rënda për çdo të burgosur, e jo më për të sëmurat.