Thursday, March 28, 2024

Vazhdojnë dënimet e grave iraniane pavarësisht kushteve të tmerrshme në burgje

 

More Iranian women detained despite horrible prison conditionsNga e majta, Shahrzad Nazifi dhe Anisa Jafari-Mehr

 

Drejtësia e regjimit klerikal vazhdon të japë dënime me burg për aktivistet iraniane dhe t’i burgosë ato pavarësisht kushteve të tmerrshme në burgje gjatë pandemisë.

Sipas forcës kryesore të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, ose Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), bilanci i vdekjeve në Iran për shkak të koronavirusit e ka tejkaluar shifrën 321,300 mbrëmjen e së premtes, 2 korrik 2021. Ky është numri më i lartë i vdekjeve per capita në botë.

Irani po përjeton valën e pestë të pandemisë me praninë e varianteve britanike dhe Delta, të cilat janë tepër ngjitëse, në pjesën më të madhe të vendit.