Friday, March 29, 2024

Zyrtarët e Iranit bëjnë thirrje për masa të ashpra ndaj grave që shpërfillin mbulimin e kokës

Iran officials call for severe crackdown on women who flout the hijabMasa të ashpra ndaj grave që shpërfillin mbulimin e kokës

Një anëtar i parlamentit të regjimit ka bërë thirrje që Forcat e Sigurisë së Shtetit t’i intensifikojnë masat e ashpra ndaj grave, si reagim ndaj kundërshtimit të tyre të hapur për mbulimin e detyrueshëm.

“Përveç promovimit të kulturës (së Hijab-it), luftimi i grave që e heqin Hijab-in kërkon aksion nga forcat e Sigurisë së Shtetit,” tha Ali Akbar Karimi, anëtar i parlamentit të regjimit nga Arak, duke bërë thirrje për një shtypje edhe më të egër ndaj grave.

Duke iu referuar kundërshtimit gjithnjë e më të hapur ndaj mbulimit të detyrueshëm në publik, ai tha: “Ka gjithnjë e më shumë shembuj grash që e shpërfillin mbulimin haptazi dhe, për shkak se ato nuk ndëshkohen, këto sjellje janë bërë prevalente në shoqëri.”

Lexo më shumë