Thursday, March 28, 2024

Zëvendës Drejtori i Policisë së Iranit: u thyeni duart e këmbët “mbajtësve të hanxharëve”

Deputy Chief of Police Qasem RezaeiZëvendës Drejtori i Policisë, Qasem Rezaei

Zëvendës Drejtori i Policisë iraniane ka dhënë urdhër për dhunë kundër njerëzve të arrestuar ndërkohë që mbanin hanxharë në dorë, sipas një raporti me video nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Raporti tregon arrestimin e disa të ashtu-quajturve “keqbërës” apo “banditë” të cilëve u ishin lidhur sytë dhe i kishin detyruar të uleshin përtokë. “Nëse arrestoni dikë gjatë një përplasjeje dhe e shoh atë person duke qëndruar këtu i pacënuar, atëherë duhet të përgjigjeni pse ky person është i pacënuar,” u thotë Zëvendës Drejtori i Policisë, Qasem Rezaei, oficerëve të policisë që qëndrojnë përreth tij.

.