Saturday, October 16, 2021

Zgjedhjet në Iran 2021: Ebrahim Raisi dhe JCPOA

 

Regjimi i Iranit do të zhvillojë farsën e zgjedhjeve presidenciale më 18 qershor. Ndërkohë që iranianët i kanë shtuar thirrjet për bojkot të zgjedhjeve, shqetësimi kryesor i komunitetit ndërkombëtar është qëndrimi i presidentit të ri për sa i përket programit bërthamor të regjimit dhe negociatave.

Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e ka përdorur Këshillin e Gardianëve, i cili ka për detyrë të shqyrtojë kandidatët, për t’i liruar rrugën Ebrahim Raisi-t drejt marrjes së presidencës së regjimit. Hapja e rrugës për Raisi-n është pjesë e politikës së Khamenei-t për konsolidimin e pushtetit në regjim. Arsyeja kryesore e Khamenei-t për ta nxjerrë Raisi-n fitues nga kutitë e votimit, pavarësisht historikut të tij të errët të dhunimit të të drejtave njerëzore, është që të përballet me shoqërinë e trazuar të Iranit dhe me lëvizjen e organizuar të Rezistencës. Por megjithatë, përzgjedhja e Raisi-t do të ndikonte në marrëdhënien e regjimit me vendet perëndimore dhe në përpjekjen për prodhimin e një bombe atomike, pasi është pjesë e politikës së Khamenei-t për konsolidimin e pushtetit në regjimin e tij.