Saturday, September 25, 2021

Zgjedhjet në Iran 2021: Mbështetësit e MEK i Shtojnë Veprimtaritë për Bojkotin e Zgjedhjeve

Vetëm disa ditë përpara farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, thirrjet dhe veprimtaritë për bojkotimin e zgjedhjeve të regjimit janë shumëfishuar, si brenda, ashtu edhe jashtë Iranit. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbështetësit e saj brenda dhe jashtë Iranit, dhe kryesisht rrjeti i brendshëm i kësaj organizate, i njohur si “Njësitë e Rezistencës,” kanë luajtur një rol kyç në popullarizimin e thirrjes për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit.

Të premten, mbështetësit e MEK dhe pjesëtarët e diasporës iraniane zhvilluan tubime protestuese në Londër të Mbretërisë së Bashkuar dhe në Oslo të Norvegjisë. Iranianët thërrisnin me sllogane kundër Ebrahim Raisi-t, kandidatit të parapëlqyer të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Ata theksuan se “Populli iranian nuk e ka harruar, Raisi është vrasësi i masakrës së 1988-ës.” Raisi ka luajtur një rol kyç në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht mbështetës të MEK.