Thursday, July 9, 2020

Zinxhiri i gënjeshtrave dhe mbajtja e fshehtësisë nga Khamenei, Rouhani, dhe IRGC lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas

Piloti i Qatar Airways e ka parë lëshimin e raketave, parlamenti i regjimit ishte gjithashtu i informuar

Pas transmetimit në një televizion ukrainas të bisedës mes pilotit të Aseman Airlines dhe kullës së kontrollit të aeroportit të Teheranit lidhur me lëshimin e raketave drejt avionit ukrainas më 8 janar 2020 sot, mediat shtetërore të regjimit iranian zbuluan faktin që pilotët e një avioni të Qatar Airways që ndodhej pranë kishin parë të njëjtën gjë dhe se deputetët e parlamentit të regjimit kishin qenë në dijeni të incidentit.

Gazeta shtetërore Jahan San’at shkroi sot, “Njëkohësisht me paralajmërimet e dhëna, piloti i Aseman Airlines, një avion i Qatar Airways që fluturonte pranë vendngjarjes së incidentit kishte patur një bisedë të ngjashme me kullën e kontrollit.” E përditshmja shton se Abolfazl Mousavi, një anëtar i Komitetit të Parlamentit për Zhvillimin ka thënë për gazetën se, “Në raportet që i janë dhënë Komitetit për Zhvillimin, një bisedë e ngjashme me atë të fajlit audio të zbardhur ishte raportuar nga një anëtar i ekuipazhit të Qatar Airways.”

Si rrjedhim bëhet e qartë edhe një herë që të gjitha agjencitë teknike dhe administrative të aeroportit të Teheranit, Organizata e Aviacionit Civil, dhe agjenci të ndryshme të qeverisë, si dhe zinxhiri i komandës së IRGC-së ishin informuar për goditjen me raketa ndaj avionit ukrainas që në fillim. Që nga orët e para nga ndodhja e incidentit, Khamenei dhe Rouhani kanë drejtuar një plan të gjerë mbulimi për ta gënjyer dhe keqinformuar publikun dhe komunitetin ndërkombëtar lidhur me këtë krim të tmerrshëm.

Pasi mbarë bota i zbuloi gënjeshtrat e Khamenei-t dhe Rouhani-t, dhe ndërkohë që po afrohen të dyzetat e viktimave, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka bërë thirrje të gjithëve që të shprehin solidaritet me familjet e viktimave dhe të protestojnë kundër regjimit demagogjik të mullahëve. Ajo ka theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e ndjekjes penale të Khamenei-t, Rouhani-t dhe komandantëve të IRGC nga një gjykatë ndërkombëtare. Ajo shtoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet t’u kërkojë llogari liderëve të regjimit për martirët e kryengritjes së nëntorit dhe për viktimat e avionit të rrëzuar ukrainas.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

4 shkurt 2020