• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 14 Nentor 2019, 07:25:52.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi përshëndeti protestat e mësuesve iraniane dhe i kërkon mbështetje për to

NCRI - Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, përshëndeti mësuesit, punëtorët të cilët janë ngritur në pjesë të ndryshme të vendit për të protestuar për të drejtat e tyre dhe kundër diskriminimit, korrupsion dhe masave shtypëse nga regjimit i mullahëve. Ajo i bëri thirrje popullit, veçanërisht të rinjëve dhe studentëve, për të zgjeruar protestat dhe të shprehin solidaritet me mësuesit.

Protestat e mësuesve, në vazhdimësi që nga viti i kaluar, u rritur të enjten, më 16 prill në Teheran dhe në krahinat të tjera, duke përfshirë Fars, Mazandaran, Esfahan, Lindore dhe Perëndimore, Azerbajxhan, Ardebil, Qendrore, Kurdistani, Zanjan, Yazd, Alborz, Khorasan Razavi, Southern Khorasan, Sistan dhe Baluchestan, Lorestan, Ilam, Kerman, Kermanshah, Qazvin, Khuzestan dhe Hamedan. Mësuesit kërkuan anulimin e dënimeve gjyqësore dhe lirimin e mësuesve të burgosur, rritje të pagave, duke i dhënë fund diskriminimit dhe përmirësimin e kushtëve të arsimt.
Protestuesit mbanin pankarta në disa prej tyre lexohet: "Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, "Përmirësimi i jetesës është e drejta jonë absolute","Barazia është e drejta jonë absolute", "Heshtja jonë është më fort se protesta", dhe "kritikoni - shpërdorimin".
Në Kerman protestuesit portretizuan gjendjen e mësuesve, ndërsa në disa qytete mësuesit kënduan parulla kundër ministrit të Arsimit të Rouhanit. Znj.Rajavi tha: Teksa mësuesit janë duke luftuar me varfërin e rëndë, pasuritë e popullit të iranit po shpenzohet ose në projekte jopatriotik, ose për eksportin e fundamentalizmit dhe terrorizmit, prodhimin e bombës bërthamore, nxitja e makinës të shuarjes, rojet revolucionare, dhe për Forcat Kudsite terroriste, ose plaçkitet nga udhëheqësit e këtij regjimi dhe familjet e tyre.
Buxheti zyrtare i ushtrise, i eksportit të trupave të terrorizmit është tre fish më shumë se e arsimit që ka rreth një milion mësimdhënësit dhe 13 milion student. Përveç buxhetit zyrtar, miliarda dollarë janë vendosur në dispozicion të rojeve revolucionare dhe të zbulimit të mullahëve nga Khamenei ose përmes burimeve të mëdha ekonomike që këto organe kontrollojnë pa mbikëqyrje mbi ta.
Znj. Rajavi shtoi: Për sa kohë që regjimi klerik është në pushtet në Iran, varfëria, papunësia, inflacioni dhe çmimet e larta që dëmtojnë njerëzit në përgjithësi, mësuesit dhe punonjësit, vetëm do e përkeqësojnë gjendjen. Vetëm përmbysja e këtij regjimi anti-njerëzore nga ana e popullit, Rezistencës iraniane dhe vendosja e demokracisë vetëm këto do të sjellin fundin për këtë katastrofë të madhe.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
16 Prill 2015

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.