• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mesazh nga MARYAM RAJAVI për krishtlindjet dhe vitin e ri

2019 do të jetë një vit i përparimit të rezistencës dhe kryengritjeve drejt lirisë dhe fitores

Të krishterë të vuajtur të Iranit, bashkëatdhetarë, ndjekës të Jezu Krishtit në mbarë botën,

Urimet e mia për Krishtlindjet, lindjen e Jezu Krishtit, birit të Marisë, profetit të madh të Zotit.

Dhe përulem përpara Virgjëreshës Mari, shembullit të përjetshëm të pafajësisë e pastërtisë.
Dita e lindjes së Jezu Krishtit është një festë e ngazëllyer për njerëzimin e prangosur që ka etje për emancipim dhe vëllazëri.

Ai ishte lajmëtari i dhembshurisë dhe miqësisë. Ai thoshte, “Çfarëdo që keni bërë për më të voglin nga vëllezërit e motrat e mia, e keni bërë për mua.” (Mateu 25: 35-40)

Krishti themeloi një traditë që i tregoi njerëzve se mund të ishin të privilegjuar duke sakrifikuar për të tjerët. Ai tha, “Duajeni njëri-tjetrin siç ju kam dashur unë. Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (Gjoni 15: 9-17)

Ai e përshkruante ekzistencën sublime të qenieve njerëzore si, të jetosh për t’u shërbyer të tjerëve dhe jo vetes. Ai tha se nuk kishte ardhur për të marrë shërbim, por për të shërbyer, dhe për ta dhënë jetën e tij si çmim për shumë vetë. (Mateu 20: 25-28)

Jezu Krishti i lëvdonte ata që fyhen, persekutohen dhe akuzohen gabimisht për ligësi për shkak të dëshirës për drejtësi. (Mateu 5: 10)

Ai ishte lajmëtari i drejtësisë dhe kumtari i një bote ku shumë që janë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë që janë të fundit do të jenë të parë.

Sot, katallani i shtypjes, mashtrimit, hakmarrjes e mizorisë, që është regjimi i Velayat-e Faqih, është në luftë me mesazhet emancipuese të Krishtit, Muhamedit dhe të gjithë profetëve të Zotit.

Por shtysa dhe forca e atyre mesazheve dhe fuqia e jashtëzakonshme e njerëzve që janë të etur për emancipim dhe liri, do ta kthejnë këtë faqe të errët të historisë së Iranit dhe të botës.

Të bekuar janë ata që persekutohen për shkak të dëshirës për drejtësi, sepse mbretëria e qiellit është e tyrja.

Bashkëatdhetarë, mbështetës të Rezistencës në mbarë botën,
Në emër të Rezistencës së popullit Iranian, dua t’ju uroj të gjithëve për ardhjen e Vitit të Ri 2019.

Viti që po mbyllet, ka qenë viti kur diktatura e mullahëve u rrethua nga kryengritjet dhe lëvizjet e pareshtura protestuese të popullit iranian. Ka qenë një vit i përkeqësimit të paprecedent të dilemave të pazgjidhshme të regjimit, si dhe një vit kur Rezistenca jonë këmbëngulëse dhe e organizuar kundër fashizmit fetar të mullahëve do të jetë në ngritje e sipër.

Viti i ardhshëm 2019, do të jetë viti i përparimit të rezistencës dhe kryengritjeve drejt lirisë dhe fitores.

U bëj thirrje popujve të botës që ta mbështesin rezistencën e popullit iranian dhe kryengritjen për të përmbysur despotizmin, diskriminimin fetar, dhe një regjim që është bankieri qendror i terrorizmit dhe armiku i paqes dhe lirisë në rajon e në botë.

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.