• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Konferenca në parlamentin francez bën thirrje për politikë të ashpër ndaj terrorizmit, shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian

 Paris, Francë, 21 shkurt 2019 – Të enjten, Komiteti Parlamentar për një Iran Demokratik në Asamblenë Kombëtare të Francës mbajti një konferencë të titulluar “Perspektivat mbi Iranin 2019,” ku bëri thirrje për një politikë të rreptë të Bashkimit Europian përballë rëndimit të kërcënimeve terroriste të regjimit iranian dhe përkeqësimit të gjendjes së të drejtave njerëzore në Iran.

 

Deputeti Francez André Ch assaigne, i cili e nisi takimin e Parisit në Sallën Colbert, shprehu shqetësim për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. “Situata e të drejtave njerëzore në Iran është katastrofike,” tha Chassaigne, duke tërhequr vëmendjen ndaj më shumë se 3,600 ekzekutimeve atje gjatë presidencës së Hassan Rouhani-t, presidentit të vetë-quajtur “i moderuar” të regjimit të mullahëve.

 

 

Deputeti Francez André Chassaigne

 

Chassaigne vuri në dukje gjithashtu demonstratat e vazhdueshme në mbarë Iranin dhe përpjekjet e regjimit për t’i shuar protestat përmes dhunës, arrestimeve dhe kërcënimeve me ekzekutim. “I bëjmë thirrje qeverisë franceze që ta dënojë ashpër shkeljen e të drejtave njerëzore në Iran,”

 

“Në këtë vend, ne i vlerësojmë të drejtat e grave, liritë dhe të drejtat e njeriut,” tha deputetja Sonia Krimi. “Në vendin tim të origjinës, kam përjetuar mungesën e lirisë. Duhet t’ia vëmë veshin thirrjes për liri,” tha deputetja, e cila është me origjinë nga Tunizia.

  

“BE ka deklaruar se është e mundshme që regjimi iranian është përfshirë në vrasje në tokën europiane dhe është e domosdoshme që të përqafojmë një politikë të përshtatshme ndaj regjimit iranian,” tha Deputeti Hervé Saulignace. Saulignace lavdëroi gjithashtu popullin e Iranit, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të cilët kanë luajtur një rol kryesor në protestat mbarëkombëtare që kanë qenë të vazhdueshme në Iran gjatë vitit të shkuar.

 

 

Deputeti Francez Hervé Saulignace

 

“Forca e Francës do të jetë në qëndrimin përkrah popullit të Iranit në përpjekjen e tij për liri,” konkludoi Saulignace.

 

“Është nder të jem me ju. Jam këtu sepse jam grua dhe nën regjimin totalitar të Iranit, të jesh grua do të thotë të vuash,” tha Deputetja Sylvie Auconie. “Regjimi iranian është një problem ndërkombëtar. Komiteti Parlamentar për një Iran Demokratik duhet të angazhohet më shumë.”

 

 

Deputetja Franceze Sylvie Auconie

 

Maryam Rajavi, Presidente e koalicionit të opozitës iraniane Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i bëri thirrje qeverisë franceze që të iniciojë një politikë të guximshme në BE, duke e vendosur Francën dhe Europën krah për krah me popullin e  Iranit dhe duke respektuar luftën e popullit iranian për liri dhe demokraci.

 

 

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi

 

“Përmbysja e regjimit, e cila është dëshira e popullit të Iranit, nuk ka qenë kurrë kaq e arritshme,” tha ajo.

 

Regjimi i mullahëve në Iran ndërmori një fushatë masive terrorizmi/vrasjesh në Europë gjatë vitit 2018.

 

“Mullahët kanë dëshpërimisht nevojë për marrëdhënie politike dhe tregtare me Europën. Megjithatë, ata nuk mund të heqin dorë nga operacionet terroriste në zemër të Europës pasi janë shumë më të dobët se sa mendohet; ata nuk dinë mënyrë tjetër veçse të shtypin e të krijojnë kriza,” shpjegoi znj. Rajavi.

 

Pavarësisht pretendimeve se është “i moderuar” dhe mbështetjes nga grupet pro-paqësimit në Europë, raporti i Rouhani-t flet vetë.

 

“Le të shohim regjistrin e Rouhani-t: Mijëra ekzekutime; masakra në [kampet e PMOI/MEK] Ashraf & Liberty [kur ishin në Irak]; shpërdorimi i të ardhurave të Iranit për luftërat në rajon; operacione terroriste nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) nën urdhrat e tij; si dhe programi raketor i Gardës Revolucionare (IRGC), gjëra që kanë varfëruar shumicën e popullit në Iran,” vazhdoi ajo.

“Një zhvillim i rëndësishëm në Iran ka qenë formimi i Njësive të Rezistencës. Këto njësi përbëhen nga anëtarë dhe mbështetës të Rezistencës Iraniane të cilët vijnë nga brezi i ri e liri-dashës i Iranit,” shtoi znj. Rajavi duke iu referuar rrjetit të gjerë të Njësive të Rezistencës së PMOI/MEK brenda Iranit, të cilat po u japin guxim protestave të përditshme të popullit kundër regjimit të mullahëve.

 

 

 

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi në Asamblenë Kombëtare Franceze

 

“Përveç komploteve të tyre terroriste, mullahët kanë përhapur vazhdimisht falsitete kundër Rezistencës Iraniane, nga frika e impaktit të PMOI/MEK dhe Rezistencës Iraniane mbi kryengritjet,” shtoi znj. Rajavi, duke vazhduar më tej me kritikën ndaj politikës aktuale të Europës ndaj mullahëve që sundojnë Iranin dhe me zgjidhjet për rrugën që duhet ndjekur.

“Politika e paqësimit të mullahëve duhet të marrë fund. Mbështetja e shpresave në investimet dhe marrëveshjet tregtare me Iranin është iluzion,” theksoi ajo.

“Të mbyllësh sytë ndaj Rezistencës Iraniane nuk është vetëm në dëm të popullit të Iranit, por gjithashtu në dëm të Lindjes së Mesme dhe të botës, e cila në këtë mënyrë privohet nga çelësi për problemin iranian.”

Ndryshimi i regjimit në Iran nga populli iranian dhe Rezistenca e tij e organizuar nuk do të rezultojë në destabilitet rajonal, shtoi znj. Rajavi.

“Kështu pengesa kryesore për progresin e Iranit dhe shkaku kryesor i luftërave dhe krizve në rajon do të eliminohet,” paralajmëroi Presidentja e NCRI-së.

“Ne gëzojmë mbështetjen e popullit tonë në themelimin e një republike të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore, heqjen e dënimit me vdekje, një drejtësi të pavarur, autonomi për grupet etnike, një politikë të huaj të bazuar në bashkë-ekzistencë paqësore, dhe një Iran jo-bërthamor.”

 

 

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi në konferencën “Perspektivat mbi Iranin 2019” në Asamblenë Kombëtare Franceze

 

“Ju përfaqësoni alternativën e vërtetë, dhe keni mbështetjen tonë,” tha Deputeti Frédéric Reiss, duke iu drejtuar znj. Rajavi. “Ne e vëmë në dyshim BE-në, e cila vazhdon të besojë në virtytet e dialogut [me regjimin e mullahëve]. Unë mbështes përpjekjen për liri në Iran.”

 

 

 

Deputeti francez Frédéric Reiss

 

“Regjimi në Iran është një diktaturë fetare që dëshiron të dominojë në botën arabe-islamike. Rezistenca Iraniane mbron demokracinë jo vetëm në Iran, por në të gjithë rajonin,” tha ish Kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali.

 

 

 

Ish Kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali

 

Gjatë muajve të shkuar, është rritur vëmendja ndaj rolit destruktiv që regjimi iranian po luan në Lindjen e Mesme dhe në botë. Një konferencë e madhe ministeriale e mbajtur në Varshavë javën e shkuar hodhi dritë dhe fokus mbi kërcënimet që regjimi iranian përbën për paqen dhe sigurinë globale.

 

“Në 40 e shkuara, regjimi iranian ka ekzekutuar mbi 120,000 të burgosur politikë, duke përfshirë 30,000 vetëm në 1988-ën,” tha Ghozali, duke i kujtuar audiencës regjistrin e tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave njerëzore nga mullahët.

 

Ish Kandidatja Presidenciale Kolumbiane Ingrid Betancourt dënoi përpjekjet e regjimit iranian për të denigruar Rezistencën Iraniane dhe për të krijuar përshtypjen se mullahët janë të vetmit bashkëbisedues në komunitetin ndërkombëtar për sa i përket çështjeve të Iranit. “Regjimi iranian dëshiron ta eliminojë moralisht dhe fizikisht Rezistencën Iraniane përmes lajmeve të rreme e tentativave terroriste, të tilla si komploti me bombë kundër tubimit të madh në Villepinte në 2018-ën,” tha ajo.

 

 

Ish Kandidatja Presidenciale Kolumbiane Ingrid Betancourt

 

Gjatë vitit të shkuar, regjimi iranian ka ndërmarrë një fushatë të gjerë të përhapjes së lajmeve e historive të rreme rreth anëtarëve e udhëheqësve të PMOI/MEK përmes mediave. Paralelisht, Teherani ka kryer disa operacione spiunazhi dhe terrorizmi kundër opozitës iraniane në Europë dhe SHBA. Vitin e shkuar, autoritetet në disa vende europiane kanë parandaluar komplote terroriste nga regjimi i Teheranit. Të paktën një diplomat iranian është arrestuar dhe po gjykohet për përfshirje direkte në tentatvën me bombë kundër Tubimit Irani i Lirë në Villepinte, Paris, në qershor 2018. Dy diplomatë iranianë janë përjashtuar gjithashtu nga Shqipëria për shkak të përfshirjes së tyre në veprimtari terroriste kundër anëtarëve të MEK.

 

“Po ju kërkoj juve, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit francez, të jeni zëri i popullit iranian, zëri që ngre pikëpyetje mbi tentativat terroriste, mbi ekzekutimet, mbi burgosjet,” tha Betancourt. “Ju bëj thirrje të pyesni, deri kur do të vazhdojmë të besojmë se bashkëbiseduesit tanë të vetëm janë tirania e mullahëve ndërkohë që Maryam Rajavi është këtu për të bërë tranzicionin në një Iran paqësor.”

 

Tahar Boumedra, ish kreu i zyrës për të drejtat e njeriut në misionin e OKB-së në Irak (UNAMI), solli në kujtesë se dosja e masakrës së të burgosurve politikë në 1988-ën mbetet e pazgjidhur. “Regjimi iranian e ka mbuluar të vërtetën. Asnjë zyrtar iranian nuk është sjellë para drejtësisë dhe ata vazhdojnë të mbajnë pozicione pushteti edhe sot,” tha Boumedra.

 

 

Tahar Boumedra, ish kreu i zyrës për të drejtat e njeriut në misionin e OKB-së në Irak

 

Duke bërë thirrje për një hetim mbi masakrën e 1988-ës, Boumedra kritikoi gjithashtu disa media perëndimore që kanë bashkëpunuar me regjimin iranian për të denigruar Rezistencën Iraniane.

 

“Regjimi iranian po kryen terrorizëm në Irak, të cilin e ka kapur për fyti,” tha ish-gjykatësi dhe Deputeti François Colcombet. Colcombet lavdëroi gjithashtu rezistencën iraniane për promovimin e paqes dhe demokracisë në Iran dhe në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme. “Znj. Rajavi, plani juaj për Irani është një program politik ideal. Keni mbështetjen tonë,” tha Colcombet.

 

 

 

Ish gjykatësi dhe Deputeti François Colcombet

 

“NCRI nuk dëshiron ta marrë pushtetin por dëshiron t’ia dorëzojë atë popullit, dhe ka strukturën dhe planin e duhur për ta bërë këtë,” tha Deputetja Michèle de Vaucouleurs.

 

 

 

Deputetja Franceze Michèle de Vaucouleurs

 

 

 

Presidentja e opozitës iraniane NCRI, Maryam Rajavi, në konferencën “Perspektivat mbi Iranin 2019” me Deputetë francezë – Asambleja Kombëtare - Paris, Francë

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.