• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi: Sulmi mbi Instalacionet e Naftës të Vendit Fqinj Është një Hap Madhor dhe Agresiv

 

Mosveprimi vetëm sa e trimëron diktaturën fetare të Iranit

Sulmi i koordinuar i regjimit iranian me raketa dhe dronë mbi instalacionet e naftës të Arabisë Saudite është një akt flagrant lufte.

Pas sulmit, Lideri Suprem i regjimit klerikal Ali Khamenei refuzoi çdo lloj negociate në çfarëdo niveli me Shtetet e Bashkuara deri kur “Amerika të pendohet.”

Ai theksoi gjithashtu, “Ata dërgojnë europianët… që të na këmbëngulin që të shkojmë e të takohemi me Presidentin amerikan dhe të gjitha problemet tuaja do të zgjidhen. Kjo për shkak se duan të vërtetojnë që politika e presionit maksimal është e suksesshme. Përkundrazi, ne duhet të vërtetojmë që politika e presionit maksimal nuk vlen asnjë grosh.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar sulmin mbi instalacionet e naftës të një vendi fqinj si një hap madhor dhe një fazë të re në agresionet luftënxitëse të diktaturës fetare që sundon Iranin, duke shtuar se ushtrimi i forcës dhe vendosmërisë është e vetmja gjuhë që mullahët kuptojnë.

Mosveprimi vetëm sa e trimëron këtë regjim mesjetar, viktima kryesore e të cilit është populli iranian, vë në dukje ajo, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare për t’ia hequr qafe botës fashizmin fetar që sundon Iranin, i cili është burimi i të gjitha krizave në rajon, është ndryshimi i këtij regjimi jo-legjitim nga populli iranian dhe lëvizja e organizuar e Rezistencës së tij. Për këtë arsye,

  • Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e Rezistencës së popullit iranian për ta përmbysur teokracinë në pushtet dhe për të fituar lirinë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.